E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR: Po frikësohen zgjedhësit në Maqedoni

Shkup-Shefi i misionit vëzhgues të ODIHR-it në Maqedoni, Piter Ajker bëri të ditur për mediat në Shkup, se përfaqësuesit e këtij misioni kanë marrë informacione për frikësim të zgjedhësve, kjo sipas tij është shqetësuese. “Kemi një numër të paraqitjeve për frikësim, ndërsa nëse vërtetohen ato se janë të sakta, atëherë kjo do të jetë një çështje serioze. Jemi të shqetësuar edhe për listat zgjedhore, dhe sa janë të sakta ato. Andaj, ekzistojnë disa çështje që na shqetësojnë dhe që do t`i vëzhgojmë”, ka theksuar shefi i misionit vëzhgues të ODIHR-it, Piter Ajker në një intervistë për të përditshmen “Utrinski”.

I pyetur se fokusi i vëzhgimit të tyre për zgjedhje pa dhunë është drejtuar vetëm tek politikanët shqiptarë, Ajker tha se përgjegjësia e tyre është vëzhgimi i zgjedhjeve në të gjithë territorin e Maqedonisë. “Ne nuk bëjmë vlerësime paraprake për atë që ka ndodhur gjatë kohës së zgjedhjeve. Përgjegjësia jonë është që të ndjekim zgjedhjet në tërë vendin dhe nuk do të fokusohemi në atë terren apo terren tjetër”-tha diplomati amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›