Demokracia e Re me kandidatë më të vjetër
Shkup-Shumica e kandidatëve shqiptarë që konkurrojnë për kryetarë komunash i përkasin moshës 50-të vjeçare, ndërkaq nuk mungojnë as ata që janë 25 vjet më të rinj, por dhe ata që janë 10-të vjet më të vjetër. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si kandidat më të ri ka paraqitur kandidatin për kryetar Komune të Haraçinës, Shefik Durakun, të diplomuar në fakultetin juridik, ndërkaq si kandidat më i vjetër i kësaj partie komune është agronomi Ramiz Merko, kryetari aktual i komunës së Strugës, i cili përsëri garon për të udhëhequr Strugën. Merko ka lind më 12 prill të vitit 1957 dhe në garë për Strugën ka kundër kandidatë me moshë të përafërt dhe me moshë 10 vjet më të vjetër.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ngjashëm me BDI-në ka zgjedhur për kandidatë për kryetarë komunash përgjithësisht persona të gjeneratës 60-70. Kandidati më i vjetër i PDSH-së është Sadi Bexherti, i cili garon për të fituar Tetovën. Ka lindur më 1 nëntor të vitit 1957, është mjek dhe mban titullin profesor doktor.
Si kundër kandidat, ka atë të BDI-së, Hazbi Likën, kryetar aktual i Komunës së Tetovës, 15 vjet me të ri dhe kandidatin më të vjetër shqiptar të propozuar nga Demokracia e Re, Mahmut Jusufin, nëntë vjet më të vjetër. Partia Demokracia e Re, partia më e re shqiptare në listën e kandidatëve për kryetarë komunash ka përfshirë persona të moshës prej 61 vjeç deri më 25 vjeç.
Kështu si kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës ka paraqitur juristin Mahmut Jusufi të lindur më 13 qershor të vitit 1948. I të njëjtës gjeneratë, vetëm se pesë muaj më i ri është kandidati për kryetar Komune të Strugë, Xhevdet Nasufi. Ai ka a lindur më 15 tetor të 48-ës në fshatin Veleshtë të Strugës. Ka mbaruar fakultetin juridik në Prishtinë, ka magjistruar në Zagreb dhe ka doktoruar shkencat juridiko politike në Shkup.
Kjo parti ka dhe tetë kandidatë të tjerë që i përkasin gjeneratave të para vitit 1960, ndërkaq që ka edhe tre kandidatë të lindur pas vitit 1980. Kandidati për kryetar komune të Studeniçanit, Regaip Mustafa është kandidati më i ri i Demokracisë së Re. Ka lindur në fshatin Batincë më 12 prill të vitit 1984 dhe ka mbaruar fakultetin filologjik. Ndërkaq, parë nga ana e profesionit, shumica e kandidatëve shqiptarë që garojnë për kryetarë komunash, kanë mbaruar fakultetin Juridik, ndërkaq që nuk mungojnë as gjuhëtarët dhe historianët. Asnjëra prej partive shqiptare nuk ka propozuar ndonjë femër për kryetare komune. /lajm/