E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker: Zgjedhjet janë kusht për Maqedoninë

Shkup-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Filip Riker ka bërë apel për zgjedhje të qeta dhe demokratike në Maqedoni, duke iu kujtuar politikëve vendas se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimit Evropian. “Në fakt vetëm njëri nga këta zotërinj do të jetë kryetari i ardhshëm, por secili prej tyre do të jetë një lider në këtë komunë, prandaj janë të obliguar që të gjithë të bashkëpunojnë për ardhmërinë e komunës si dhe për ardhmërinë e shtetit. Pra unë kërkova nga ata që të vijmë sërish dhe që të tre këta zotërinj të na bashkohen për kafe ku do mundë të bisedojmë pas zgjedhjeve të qeta”, deklaroi Riker, pas një takimi që ka zhvilluar me kandidatët për kryetar të Komunës së Tearcës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›