E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Opozita te futet ne Kuvend

Rozeta Rapushi

OSBE vlereson se zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi, ishin me te mirat e realizuara ndonjehere dhe fton opoziten te hyje ne Kuvend. Raporteri i OSBE-se, njekohesisht deputet ne Zvicer, Christian Miesch, tha dje gjate nje takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se zgjedhjet ishin me transparente se ne cdo vend tjeter evropian. "Vezhguam diten e votimit, ishim deshmitare ne procesin transparent te numerimit te votave, ndoqem deklaratat e subjekteve politike diten e zgjedhjeve dhe vleresimi yne u pasqyrua ne raportin final, ku u theksua se zgjedhjet arriten angazhimet kryesore te OSBE-se. Edhe ne vende me demokraci me te vjeter si ne Zvicer, ka ende probleme teknike ne zgjedhje, por kjo nuk e cenon legjitimitetin e tyre", u shpreh Miesch. Duke diskutuar edhe per bojkotin e opozites, deputeti zviceran theksoi se "bojkoti nuk eshte zgjidhje". Lidhur me kete ceshtje, kryetarja e Kuvendit, Topalli, nenvizoi edhe njehere rendesine e pjesemarrjes se opozites ne Kuvend, ku sipas saj eshte vendi i dialogut edhe i kompromiseve. "Shume reforma te rendesishme, vecanerisht per sa i perket sistemit te drejtesise dhe ligjeve qe kane te bejne me liberalizimin e vizave, kerkojne pranine e opozites. Ndaj dhe ftesa qe deputetet te vijne ne Parlament, eshte gjithnje e hapur",-tha Topalli. Duke falenderuar zotin Miesch dhe te gjithe vezhguesit nderkombetare per punen e tyre te jashtezakonshme gjate zgjedhjeve, kryetarja e Kuvendit shprehu kenaqesine se synimi per arritjen e standardeve zgjedhore u realizua. Ajo tha se i gjithe kuadri zgjedhor, perfshire Kodin, ndertimin e KQZ-se, regjistrin e zgjedhesve, kartat e identitetit, transparencen ne numerim ishin standarde te arritura per here te pare ne Shqiperi e qe bene qe keto zgjedhje te ishin me te mirat e realizuara ndonjehere. Topalli vleresoi raportin e fundit te perfaqesuesit te OSBE-se,

Bosh, ku theksohej se "zgjedhjet shenuan nje progres te prekshem per sa i

perket regjistrimit te votuesve dhe procesit te identifikimit, kuadrit ligjor te miratuar ne menyre konsensuale nga dy partite kryesore ne vend, per sa i perket votimit, numerimit dhe gjykimit te konflikteve zgjedhore". Po ashtu ishte shume inkurajues vleresimi i raportit se pretendimet per parregullsi ne lista, per mos shperndarje te kartave te identitetit apo per njerez te liruar per shkak te fushates, ishin te pabazuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›