Gjykatat Administrative, 35 shoqata biznesi duan ligjin
Nje grup prej 35 perfaqesuesish te organizatave te biznesit, i kerkuan dje kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, miratimin sa me te shpejte te projektligjit per "Gjykatat Administrative". Projektligj, i cili kerkon jo pak por 84 vota per t'u miratuar dhe per rrjedhoje pranine e opozites ne Kuvend. Ne keto kushte, Topalli duke e konsideruar si shume te rendesishem kete projektligj, premtoi se ai do te miratohet ne momentin e pare qe konfigurimi i Parlamentit te plotesohet, pasi per kete ligj kerkohen tre te pestat e votave. Pra kur opozita te vije ne Kuvend. Koalicioni ne mbeshtetje te Gjykates Administrative, u shpreh se Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope qe nuk ka nje gjykate te tille, e cila do te permiresoje ndjeshem edhe klimen e biznesit ne Shqiperi dhe do te nxise me tej investimet e huaja.