E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Partite fshehin parate. Fushata financim jotransparent

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugene Wollfarth tha se shqiperia mbetet nje nga vendet me korrupsion te larte ne shume sektore.Ne nje tryeze te perbashket mes institutit te larte te kontrollit dhe deklarimit te pasurive ,medias e grupeve te interesit Wollfarth tha se krahas shume reformave te bera ka dhe mjaft sektore problematike.

"Më lejoni të theksoj që asnjë vend – sado demokratik – nuk do të jetë ndonjëherë krejtësisht i çliruar nga problemi i korrupsionit, por çdo vend dhe shoqëri duhet ta bëjë minimizimin e tij një përparësi kryesore. Sidoqoftë, ne të gjithë dimë nga raporte të shumta, përfshirë edhe atë të pasqyruar në mendimin e fundit të Komisionit Evropian, që korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë në Shqipëri ku  Transparenca lidhur me financimet e partive mbetet shqetësuese. Edhe pse Kodi Zgjedhor kërkon që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbledhë deklaratat financiare të partive politike, ai nuk i ka mjetet e duhura për të hetuar burimet e financimit, dhe gjithashtu nuk ekziston detyrimi për të raportuar mbi donacionet e bëra nga sektori privat", tha Wolfarth.

Gjate konferences kreu i inspektoriatit te pasurive Adriatik Llalla tha se se shpejti inspektoriati do të krijojë grupe hetimi së bashku me gazetarë dhe operatorë të shoqërisë civile, për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë zyrtarë që përfitojnë në mënyrë abuzive nga pushteti.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›