OSBE: S'pati prova per manipulime
Rozeta Rapushi
"Zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, shfaqen progres te dukshem dhe nuk ka asnje deshmi per manipulimin e rezultatit te tyre". Kjo eshte fjala e fundit e misionit vezhgues te OSBE/ODIHR, i cili publikoi dje raportin perfundimtar per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Ne te, theksohet se: "Zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit 2009, shenuan nje progres te dukshem, ne lidhje me procesin e regjistrimit te zgjedhesve, identifikimin e tyre si dhe miratimin e ligjit zgjedhor me konsensus nga dy partite e medha politike". Me gjithe nevojen per permiresim te metejshem te Kodit Zgjedhor, nderkombetaret vleresojne zgjedhjet e qershorit, si me te mirat, duke nenvizuar ne menyre te vecante procesin e regjistrimit te zgjedhesve dhe pajisjen e tyre me karta identiteti. Nderkohe qe theksojne se nuk ka fakte per manipulim te procesit zgjedhor, cka rrezon pretendimet e opozites, 65 deputetet e se ciles nuk hyjne ne Kuvend, me pretendimin se votat u vodhen. Si dhe kerkojne hetim parlamentar per kete ceshtje. "Nuk ka asnje prove te numerimit te parregullt ose te manipulimit te rezultateve, dhe parregullsi te medha pervec bllokimit te numerimit te votave ne disa qendra", vijon raporti. Ne te, vleresohet gjithashtu se me gjithe kufizimin kohor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i organizoi zgjedhjet ne menyre profesionale, si dhe mori hapa serioze dhe te forte per te rritur transparencen. "Ne nje zhvillim te rendesishem pozitiv, ishin listat e votuesve, qe per here te pare u nxoren, nga Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile, i kompjuterizuar. Nje tjeter projekt i madh i qeverise, ishin leternjoftimet. Hap qe hodhi bazat per nje sistem solid te identifikimit te votuesve", vleresohet ne raport. Vezhguesit vleresuan pozitivisht votimin ne 92% te qendrave te votimit te vizituara, si dhe vune ne dukje nje numer te shkeljeve procedurale. Vezhguesit e OSBE/ODIHR, vleresuan ne raportin perfundimtar dhe Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit, qe shqyrtoi sipas tyre, ne menyre te paanshme dhe profesionale ankesat kunder rezultatit te zgjedhjeve. Dita e zgjedhjeve, u cilesua e qete, pa incidente te medha dhune. Ne raport theksohet se, ndonese ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, u zbatuan disa prej angazhimeve te OSBE-se, ato nuk kane plotesuar teresisht potencialin e Shqiperise per t'ju permbushur standardet me te larta, per zgjedhje demokratike. Ne raport theksohet se mbajtja e zgjedhjeve demokratike varet kryesisht ne angazhimin e te gjitha partive politike shqiptare per te respektuar ligjin dhe permbushur detyrat zgjedhore ne nje menyre te pergjegjshme, me qellimin per te ruajtur integritetin e ketij procesi.