OSBE: Standarde për zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Brishambo thekson domosdoshmërinë e respektimit te pikëpamjeve te çdo force politike për zgjedhjet e 8 Majit dhe nënvizon rëndësinë e debatit demokratik mes palëve. Gjate takimit me pushtetarët lokale ne Durrës, Brishambo shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të kontribuar nëpërmjet ekspertizës dhe vëzhgimit me qellim që zgjedhjet e ardhshme te arrijnë standardet e kërkuara. ?Ne shpresojmë që zgjedhjet të jenë një debat i hapur dhe demokratik, mbi të gjitha të respektojnë pikëpamjet e të gjithëve. Procesi zgjedhor, konsolidimi i mëtejshëm i të gjithë praktikave të mira, sjell dhe zgjedhje transparente dhe demokratike. Prezenca e OSBE-së ka punuar shumë për të dhënat në dokumentet identifikues, por edhe në listat, pasi është një plotësim shumë i mirë për të pasur zgjedhje të mira,? është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-se. Më herët, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e njohu sekretarin e OSBE me resurset turistike që ofron qyteti bregdetar, si dhe me punën e Bashkisë për sa i përket infrastrukturës. Me këtë rast Brishmabo vizitoi amfiteatrin antik dhe muzeun arkeologjik, ku u njoh me historinë mijëravjeçare të Durrësit.
Shpërndaje