E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do te hyjmë ne zgjedhje lokale

Pas takimit me aleatet e me pas edhe me deputetet socialiste, kreu i opozitës, Edi Rama, përforcoi qëndrimin se demonstratat do të vijojnë dhe opozita nuk do të tërhiqet nga objektivi i largimit te qeverisë dhe provokimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në bashkëbisedim me gazetaret, Rama sqaroi se kriza e njohur tashme edhe nga ndërkombëtaret, nuk mund të anashkalohet pa një ballafaqim frontal me qeverisjen aktuale, e për këtë arsye, shtoi ai, opozita është e vendosur ti shkoje deri në fund kauzës së saj, për largimin e kryeministrit Berisha. Kryetari i Partisë Socialiste ri nënvizoi faktin se PS nuk do ti bojkotoje këto zgjedhje dhe një teze e tille është fryre vetëm nga dyshja Berisha-Meta. Por nga ana tjetër Rama tha se zgjedhjet nuk mund te mbahen ne këto rrethana, pa dhënë asnjë detaj, se çfarë kupton me këtë, apo çfarë kushtesh do te kërkojë opozita te plotësohen para se hyje zyrtarisht ne proces. Në këtë pikë nuk dihet as nëse selia rozë do të dërgojë emrat për KZAZ. Për sa i takon ri kandidimit për garën e kryeqytetit, Rama nuk pohoi dhe as mohoi këtë mundësi, duke ia lënë kohës se duhur zgjidhjen.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?pQl_SFGu4PI","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›