E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet vakante ne KZAZ

140 persona kane dorëzuar deri tani ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve aplikimet për tu bere anëtare te KZAZ-ve. Sipas burimeve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këto kandidatura do te shqyrtohen ne mbledhjen e nesërme. Madje, kryetari Ristani, i kontaktuar nga Vizion Plus, deklaron se për Partine Socialiste dhe opozitën do te ruhen vetëm ato vende qe do te mbeten bosh pas aplikimeve. Ndërkohë, ne mbledhjen e radhës se KQZ-se u pranua dokumentacioni i 5 partive te vogla, aleate te mazhorances qeverise, qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e 8 Majit. Pa praninë e opozitës, pjesa kryesore e diskutimeve ne salle i është kushtuar detajeve teknike mbi formën dhe përmbajtjen e fletëve te votimit për zgjedhjet lokale.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›