OSBE: “Të ndalet presioni politik ndaj Prokurorisë për hetimet e Gërdecit”
Prezenca e OSBE-së publikon raportin për situatën në Shqipëri. OSBE: “Qeveria të mos ushtrojë ndikim ndaj Gjyqësorit, por të luftojë korrupsionin”
Shaban Sulçe
Pas Ambasadës Amerikane, edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit Berisha që të ndalë presionet për pengimin e hetimeve të Prokurorisë për ngjarjen tragjike të Gërdecit. OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë të mos ndikojë në hetimin e Gërdecit, por të luftojë korrupsionin te zyrtarë të lartë. Qëndrimi i OSBE-së u bë dje i ditur nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i cili paraqiti dje përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së situatën aktuale politike të Shqipërisë. Në këtë raport OSBE-ja ka kritikuar qeverinë shqiptare për synimet për të ushtruar kontroll ndaj Gjyqësorit. Bosch ka theksuar në raport se qeveria shqiptare duhet të bëjë kujdes dhe me procesin kompensimit të pronave, me respektimin e lirisë së medias, si dhe me përgatitjet për zgjedhjet.
Gërdeci
Tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, nuk kishte si të mos përmendej në raportin e Prezencës së OSBE-së. Kjo e fundit ka mbështetur Prokurorinë e Përgjithshme në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa i ka bërë thirrje politikës që të mos ndikojë te hetimet.
“Prokuroria e Përgjithshme duhet të vijojë hetimet pa ndërhyrjen e politikës”, - thuhet në raport. Përsa i përket sigurisë së zonës, bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që perimetri i sigurisë prej 800 metrash përreth zonës së shpërthimit të respektohet si zonë e ndaluar, për aq kohë sa të certifikohet si zonë e sigurt nga ekspertë të huaj të pavarur.
Gjyqësori
OSBE-ja, në raportin e saj për Shqipërinë, ka bërë vërejtjet e saj në lidhje me dy projektligjet e propozuara nga maxhoranca, për ndryshime në “ligjin për Prokurorinë” si dhe për atë të “administratës gjyqësore”. Sipas OSBE-së, këto dy projektligje nuk ndikojnë në arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, por shtojnë kontrollin e Ekzekutivit mbi Gjyqësorin.
“Dy projektligjet, të cilat synojnë të luftojnë korrupsionin brenda Gjyqësorit, duket se forcojnë kontrollin e Ekzekutivit mbi Gjyqësorin, duke ngritur pyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe ato nuk u diskutuan si duhet me aktorët kyçë përpara se të paraqiteshin zyrtarisht. Në përgjigje të kritikave nga bashkësia kombëtare, tani po zhvillohen konsultime”, - vijon raporti. OSBE-ja
ka bërë vërejtje gjithashtu edhe për projektligjet për “Profesionin e Avokatit dhe Noterit, Gjykatat Administrative dhe Shërbimin e Përmbarimit”, në lidhje me mungesën e konsultimit publik të tyre. “Megjithëse është ende herët për të komentuar mbi hollësitë e këtyre ligjeve, mund të vërehet se ato u miratuan ose pa iu nënshtruar një procesi të plotë konsultimi publik ose duke shpërfillur komentet e bëra nga bashkësia ndërkombëtare”.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë të ditur se thotë se po ndjek me vëmendje procesin e shqyrtimit të legjislacionit për ish-bashkëpunëtorët e regjimit komunist dhe shpreson që të arrihet një zgjidhje e kënaqshme dhe e qëndrueshme për këtë çështje në të ardhmen e afërt.
17 Tetor 2008