E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Zevendesoni sa me pare anetaret ne KQZ Rozeta Rapushi

Ne menyre te drejtperdrejte, Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, kerkoi dje plotesimin ne baze te ligjit, te perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ). Sipas tij, partite politike, ne kete rast Partia Socialiste, duhet te marre pergjegjesite per pergatitjen e zgjedhjeve, duke zevendesuar anetaret e dorehequr. “Eshte e rendesishme te kujtojme edhe njehere rekomandimet e ODIHR-it, i cili i ka bere thirrje partive politike te kene parasysh pergjegjesite e tyre per pergatitjen e gjithe procesit zgjedhor, ketu perfshihet sigurisht edhe pjesemarrja ne KQZ. Me sa duket kjo nuk eshte kuptuar sa duhet, edhe une vete kam bere disa here thirrje per dialog, por deri tani kjo nuk po ndodh. KQZ edhe keshtu sic eshte mund te funksionoje, por do te ishte me mire qe te zevendesoheshin ata qe tashme kane dhene doreheqjen me propozimet e partive politike qe kane te drejte t’i propozojne ata, parti te cilat jane pjese e Kuvendit”, -beri thirrje diplomati. Sipas tij, te qendrosh jashte KQZ per nje kohe te gjate nuk eshte menyra me e mire per t’i sherbyer qytetareve dhe vendit, vend i cili pret me padurim mbajtjen e zgjedhjeve, te cilat duhet te jene demokratike dhe te pergatitura ne menyren e duhur. “Nuk eshte puna per t’i vene gishtin se kush e ka fajin. Ajo cka pritet tani eshte dialog dhe kontribut konstruktiv nga te gjithe, dhe une do te beja thirrje per kete lloj kontributi nga te gjitha palet. Kuadri ligjor shqiptar kerkon nje mazhorance prej 60% per shume reforma qe po ndermerr vendi te lidhura me axhenden e reformave integruese. Do te kete jete edhe pas 23 qershorit”, - nenvizoi Uollfarth. Sipas tij, te gjithe duhet te perkushtohen per te permbushur ato cka presin dhe shpresojne qytetaret. “Dhe po citoj nga rekomandimi i pare i Raportit te ODIHR-it, i cili i drejtohet partive politike: “Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike qe u korrespondon privilegjeve te medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te permbushin detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise”. Me shume modesti, une edhe nje here do t’i beja thirrje te gjitha paleve politike si nje mik i Shqiperise per t’i sherbyer te gjithe qytetareve shqiptare, te cilet meritojne zgjedhje te lira demokratike”, - theksoi diplomati. Ai respektoi vendimet e dy anetareve te KQZ per tu terhequr, por nga ana tjeter theksoi se tashme eshte shume e rendesishme qe te ndiqen hapat ligjore per berjen e propozimeve te anetareve te rinj. “Partite politike gezojne privilegje qe ua njeh legjislacionin shqiptar, por ato kane njekohesisht edhe detyrime, dhe detyrimi per t’i pergatitur se bashku si dhe per t’i kontribuuar pergatitjes se zgjedhjeve te lira dhe te ndershme i perket te gjitha partive”, - vijoi Ambasadori i OSBE.

Per perberjen e KQZ, OSBE: Duhet te funksionoje me 7 anetare

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth, tha dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te ishte e preferueshme te funksiononte me perberje te plote, te shtate anetareve. Sipas tij, ky komision sipas ligjit mund edhe te funksionoje me pese anetare, por pergatitja e zgjedhjeve kerkon nje pune ne ekip. “Mbetet ende nje pune e madhe per t’u bere. KQZ-ja sigurisht mund te funksionoje edhe me 5 anetare, por do te ishte e preferueshme qe te funksiononte me 7 anetare, anetare qe do te punonin ne nje menyre te shendoshe, profesionale dhe apolitike. Pergatitja e zgjedhjeve kerkon pune ne ekip; dhe me lejoni te perdor nje ilustrim nga loja e futbollit, nese nje skuader humbet nje lojtar gjate ndeshjes per cfaredo arsyeje, loja vazhdon, por mbi shpatullat e lojtareve te tjere bie nje barre me e rende, ja pse do te ftoja per mbushjen e ketyre vendeve, per te pasur 7 anetare, te cilet jane atje per arsye shume te mira”, - tha Uollfarth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›