E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët djegin pikën kufitare, vazhdojnë të shtënat me armë

Pika kufitare në Jarinje është duke u djegur. Një grup i serbëve të armatosur nga veriu i Mitrovicës, para 30 minutave janë afruar pranë kufirit në Jarinje dhe kanë larguar të gjithë njerëzit e pranishëm, duke i vënë flakën pikës kufitare.  Sipas mediave kosovare, të rinjtë kanë qenë të maskuar, ndërsa  kanë shtënë me armë zjarri ndaj pjesëtarë të KFOR-it. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka të vrarë apo të plagosur.

Burime të “Kosovapress-it “nga vendi i ngjarjes, njoftojnë se në momentin kur grupi i armatosur serbë kishte ardhur në pikën kufitare Jarinje për t`i vënë flakën, pjesëtarët e EULEX-it, rumunë dhe polakë nuk kanë ndërhyrë, por janë larguar nga vendi i ngjarjes pa tentuar për t`i parandaluar.

Kjo është hera e dytë që kjo pikë kufitare digjet nga serbët. Herën e parë është djegur së bashku më piken tjetër kufitare në Bërnjak, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›