OSBE duhet, por me profil ndryshe
Petrit Vasili
Fantazma e zgjedhjeve të 2009-ës është prezente në çdo moment në Shqipëri Ngjarjet e vitit 1997 dhe aksioni shumë intensiv i Franc Vranickit si përfaqësues i OSBE-së në atë kohë, mbetën për një kohë të gjatë në mendjen e shqiptarëve dhe natyrshëm ata identifikuan realizimin e standardeve dhe zgjedhjeve të lira me këtë organizëm, i cili ka qenë, në jo pak momente një aktor shumë i rëndësishëm i zhvillimeve politike ndër ne.
Por me kalimin e viteve profili i Shqipërisë dhe ambicieve të saj dhe të shqiptarëve kanë ndryshuar shumë dhe janë projektuar qartazi drejt një kapitalizmi gjithmonë e më ambicioz si dhe drejt një familjarizimi gjithnjë e më të madh të shqiptarëve me globalizimin dhe kompetivitetin e fortë, sidomos në fushën e biznesit.
Por problemi i zgjedhjeve ka qenë dukshëm sfida e madhe e humbur dhe ajo ka kushtëzuar lindjen e pushteteve fiktive, pjellë e pakicave të prodhuar nga truket, padrejtësitë dhe manipulimet elektorale shumë të mëdha, që kanë deformuar në mënyrë të pashembullt vullnetin e zgjedhësve. Kjo ka bërë të pamundur analizat politiko-elektorale, duke çorientuar të gjithë ecjen në respekt të tendencave reale të shoqërisë dhe politikës, duke i orientuar ato në mënyrë të gabuar drejt disa drejtimeve minore pragmatiste e duke prodhuar e riprodhuar një klientelizëm politik të theksuar në vend të përfaqësimit sipas vlerave dhe mbështetjes së vërtetë që zgjedhësit i kanë dhënë kësaj apo asaj partie dhe këtij apo atij individi politik.
I gjithë procesi i krijimit të standardeve zgjedhore ka pasur një hulli objektivisht të detyruar për të kaluar dhe ajo ka qenë orientimi evropian drejt zgjedhjeve të vërteta dhe që krijojnë pushtete të qëndrueshme, ku stacioni i natyrshëm dhe i pashmangshëm për t’u përgatitur e certifikuar si të tilla ka qenë OSBE, tashmë një organizëm shumë familjar për veshët e të gjithë shqiptarëve.
Por ndërkohë që shqiptarët kanë qenë shumë të etur për zgjedhje të tilla, politika ka bërë të kundërtën dhe u ka imponuar atyre zgjedhje të turpshme dhe pa asnjë progres, duke bërë që kriza zgjedhore të përkthehet në krizë qeverisjeje të vazhdueshme, gjë që ka rënduar në mënyrë të frikshme varfërinë dhe korrupsionin galopant, i cili ka derivuar nga korruptimi i zgjedhjeve që kanë prodhuar në vazhdimësi pushtete të korruptura.
Në të gjithë këtë proces tashmë shumëvjeçar, OSBE-ja ka pasur një rol delikat, i cili për disa arsye ka munguar të jetë në lartësinë e kërkuar dhe prandaj edhe në momente të caktuara është përjetuar një krizë besimi ndaj saj dhe rolit e misionit të saj në Shqipëri.
Konkretisht, OSBE-ja në disa momente ka legjitimuar me sjelljen e saj, standardin e partive të vjetra PD dhe PS si standard të zgjedhjeve në Shqipëri, ndërkohë që kanë qenë pikërisht këto parti, që mbajnë të gjithë përgjegjësinë për degradimin dhe rrënimin e standardeve të zgjedhjeve.
Duke quajtur një realizimi politik me rëndësi faktin se dy partitë e vjetra kanë rënë dakord kohë pas kohe me njëra-tjetrën lidhur me reformën zgjedhore në formën e komisioneve famëkeqe bipartizane, OSBE në mënyrë sistematike ka gabuar në kuptimin e pasoja katastrofike të këtyre komisioneve bipartizane dhe për pasojë sugjerimet e saj, pas faktit të kryer pra pas realizimit të zgjedhjeve tërësisht jashtë standardeve kanë rënë në veshin e shurdhër të këtyre dy partive, të cilat jo pak herë e kanë përdorur e çpërdorur miratimin dhe asistencën e OSBE-së, duke tentuar ta bëjnë bashkëfajtore atë për gjithçka ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri.
OSBE në disa raste është impresionuar dhe ka rënë pre e presionit, i PD e PS, dhe nuk ka imponuar vullnetin e saj, sigurisht brenda mandatit që ajo ka, lidhur me shqetësimet shumë të mëdha që ajo ka pasur nga shumë parti dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke mos harruar se sa të shumta kanë qenë ato veçanërisht përpara zgjedhje të 3 korrikut 2005 dhe pas tyre, sidomos nga LSI, e cila ka komunikuar intensivisht në mënyrë formale, por edhe konfidenciale duke paralajmëruar për katastrofën elektorale që po ndodhte dhe që rrezikon të ndodhë përsëri.
Qëndrimi flegmatik dhe konformues me Megadushkun e 3 korrikut 2005, sigurisht që ishte një minus për OSBE-në në Shqipëri dhe pushteti i krijuar legjitimoi një pakicë si forcë në pushtet, legjitimoi gjithashtu edhe kalime partish dhe deputetë majtas-djathtas, duke prodhuar trafikun më të turpshëm elektoral e me pas pushtetor që ishte parë ndonjëherë.
Duhej një këmbëngulje pa asnjë lëshim nga OSBE-ja lidhur me standardet dhe ajo duhej të ishte vetëm e vetëm mbështetëse e standardeve evropiane zgjedhore, duke u bërë të qartë të gjithëve, se pronarë të standardeve zgjedhore nuk janë as partitë e mëdha, as partitë e tjera, por janë thjesht dhe vetëm realizuese dhe zbatuese të këtyre standardeve të detyrueshme për demokracinë.
Krijimi dhe pranimi i pronësisë mbi standardet nga partitë e vjetra, PD e PS, dhe moskundërvënia prej OSBE kultivoi dukshëm një arrogancë dhe një qëndrim sfidues të turpshëm të tyre, duke arritur deri në kërkesën për largimin e saj nga Shqipëria.
Ndryshimet e dhunshme dhe shkatërrimtare të Kushtetutës më 21 prill dhe bashkë me to edhe përcaktimi i sistemit zgjedhor e legjitimimi i një sistemi atipik dhe tërësisht të gabuar siç është ai spanjoll, në dëm të zgjedhjeve me standard të ri dhe të garantimit të përfaqësimit real të partive në parlament, kanë rikrijuar një Dushk të ri.
Sot jemi përsëri në një moment kyç për demokracinë në Shqipëri dhe që ka të bëjë me hartimin e Kodit të ri Zgjedhor dhe ku OSBE-ja duhet të jetë promotore e realizimit të standardeve që janë jetike tashmë për një Shqipëri që ka marrë ftesën për në NATO dhe ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Por OSBE-së i duhet një profil ndryshe nga ai i deritanishmi për t’u përballur me këtë sfidë të re, të madhe dhe të komplikuar nga interesat e errëta të partive të vjetra.
Prezenca e saj në Shqipëri është mjaft e nevojshme dhe shumë kush mendon kështu, përjashtuar ata që kanë qëllime të errëta ndaj zgjedhjeve dhe kërkojnë prishjen e tyre.
Një profil i ri thellësisht i vendosur për të mos bërë asnjë kompromis me standardet e zgjedhjeve dhe që i vë të gjitha partitë si të barabarta përpara tyre dhe që nuk i jep monopolin asnjë partie, aq më pak PD dhe PS si autore dhe realizuese të zgjedhjeve të manipuluara, ky do të duhet të jetë profili i ri ndryshe i OSBE si një organizëm dhe krijesë politike, tek e cila shqiptarët besojnë ende se mund të bëjë akoma shumë për demokracinë në Shqipëri, demokraci e cila është vendosur përsëri në një udhëkryq të ri pas Gërdecit si krim shtetëror, që kulmoi fekondimin e korrupsionit shtetëror të nivelit shumë të lartë me krimin e organizuar si dhe pas degradimit të Kushtetutës dhe zëvendësimit të republikës parlamentare me republikën kryeministrore.
OSBE-ja duhet të jetë në Shqipëri për këtë nuk ka hezitime, por profili saj duhet të ndryshojë, që shqiptarët, por edhe ne të gjithë të vazhdojmë të besojmë e të mbështetemi tek ajo.