Viti elektoral
Edmond Arizaj
Viti elektoral që pritet të startojë fort në vjeshtën e këtij viti, për t’u përmbyllur në verën e vitit të ardhshëm, pritet të përballë tri partitë më të mëdha në vend, PD, LSI dhe PS (sipas renditjes së Kasharit). Partitë e vogla, apo më saktë kryetarët që i drejtojnë ato, po lënë mënjanë gjithçka, edhe atë elektorat që kanë, për të siguruar një mandat për Kuvendin e ardhshëm. Më i pranueshëm nga të gjithë duket Gjinushi me PSD e tij, i cili për të “mos e bërë baltë” vazhdon të kërkojë konfederatën e majtë. Ndërsa “baltë” e ka bërë Pollo dhe PDr, të cilët pranuan të lëpijnë çka kanë pështyrë deri katër vjet më parë, duke synuar ribashkimin me PD-në dhe Berishën. Mes këtyre enden kryetarët e tjerë, të partive të tjera të vogla, të cilët mbijetesën e shohin vetëm nëse shkrihen apo bashkohen me tre partitë e mëdha, të cilat kanë problemet e tyre përballë elektoratit.
Berisha dhe PD-ja përballë zgjedhësve do të mundohen të hiperbolizojnë gjithçka që mund të quhet arritje gjatë qeverisjes së tyre. Me sindromin e “unit” kryeministri do të dalë i ngjirur nga fushata, pasi të rendisë me mijëra herë “mbajtjen e premtimeve”, ku duket se do të mbizotërojë prag-anëtarësimi në NATO, ndërtimi i disa rrugëve, e ashtuquajtura ngritje ekonomike, si dhe shiritat e shumtë të prerë disa herë. Natyrisht që NATO nuk shkakton asnjë ndjesi gëzimi tek shumica e shqiptarëve, sepse nuk sjell asnjë të ardhur në xhepat e tyre, ndërsa shërben vetëm si konsum politik për Berishën. Në ndërtimin e rrugëve, Berisha mund t’i shmanget Durrës-Kukësit, e cila pavarësisht gjëmimeve patriotike të qeverisë, rezulton në fakt një vrimë e zezë për buxhetin e qeverive shqiptare. Ngritja ekonomike duket se ekziston vetëm në letra, pasi në realitet papunësia dhe varfëria janë të tejskajshme në vend. Pra, në tërësi fushata e Berishës do të duket e sforcuar, mbi të gjitha kur mbi supe ai dhe qeveria kanë edhe gogolin e korrupsionit, një nga faktorët kryesorë që e sollën në pushtet, ndërsa në katër vjet nuk u arrit të procedohej asnjë nga super të akuzuarit. Barrë e rëndë për Berishën, të paktën për këto tre vjet, janë edhe premtimet dhe më pas mashtrimet e bëra në qytete të ndryshme, ku vlen për t’u përmendur Petrolifera në Vlorë. Dhe ç’është më tragjikja; zhdukja e një fshati të gjithë nga shpërthimi i municioneve qeveritare, vdekja e 26 njerëzve dhe plagosja e qindra të tjerëve. Për t’u shtuar këtyre edhe vetëvrasjet e shumta nga depresioni ekonomik, apo aksidentet tragjike të minatorëve. I vetmi premtim i mbajtur nga Berisha, janë dritat 24 orë në shumicën e Shqipërisë, pavarësisht çmimit të çmendur që duhet të paguajë konsumatori. Pra, në këtë vit elektoral, Berisha dhe PD-ja vjen me një bilanc super negativ, të cilin siç është zakoni i kryeministrit, ai do të përpiqet ta paraqesë si superarritje të qeverisjes së tij, duke kërkuar me këtë rast edhe një mandat tjetër.
Meta dhe LSI, në vitin elektoral, hyjnë si forca politike me më pak probleme, madje dhe të “nderuar” përballë të majtëve. Kanë zhvilluar një opozitë të fortë dhe konstruktive, kanë arritur të rriten në përmasë, kanë një mendim dhe platformë të qartë zhvillimi e drejtimi dhe mbi të gjitha nuk kanë shfaqur probleme, pavarësisht minimeve që u kanë ardhur nga PD-PS në ndryshimin e Kushtetutës. LSI ka treguar qartë se është e aftë ta kthejë fitoren majtas, siç u vërtetua në zgjedhjet e 2007-ës, por nga ana tjetër nuk ka pranuar të shkelet me këmbë, duke ruajtur integritetin e saj politik, i cili i ka sjellë në fakt pluse të shumta. Në shumë aspekte LSI ka qëndruar fort përballë pushtetit të Berishës, edhe atëherë kur partia tjetër opozitare, PS ka lëshuar pe, në dëm të shumicës. LSI si forcë politike paraqitet e qetë përballë elektoratit të majtë dhe atij të dyzuar. I vetmi problem i saj, do të jetë me PD dhe PS, të cilat do të përpiqen me të gjitha mënyrat t’i firojnë votuesit.
Rama dhe PS në vitin elektoral duket se do të mbështeten fort tek dështimet e qeverisë. Por përballë zgjedhësve PS-ja duket se ka probleme të shumta. Opozita e saj, për muaj e muaj të tërë, është bazuar vetëm tek një njeri, Erion Braçe, i cili ka qenë zëri i vetëm i vërtetë opozitar për PS-në në Kuvend dhe jashtë saj. Ndërsa figura të tjera të njohura socialiste kanë qenë më shumë se të tulatura, duke e bërë këtë parti anemike në sytë e zgjedhësve. Prishja e marrëveshjes me LSI, në një kohë që bashkëpunimi solli fitoren, ka bërë që të majtët të çoroditen, duke mos kuptuar për një farë kohe të vërtetën e kësaj lëvizjeje të Ramës. Natyrisht që bashkëpunimi me Berishën i ka qartësuar gjërat; Rama kërkon të mos e ndajë me askënd pushtetin, duke pretenduar gjithçka, ose duke rrezikuar të humbë gjithçka. Problemi i emrave të listat e kandidatëve, do t’i sjellë shumë kokëçarje Ramës dhe PS. Në përpjekje për të realizuar një grup parlamentar me ushtarë besnikë, Rama do të kërkojë që shumë prej emrave me begraund në PS t’i mënjanojë, duke i zëvendësuar me të panjohur të Asamblesë Kombëtare, apo të tjerë, duke harruar në këtë rast natyrën e votuesve shqiptarë. Nga ana tjetër, modeli i Tiranës, që ai drejton si kryebashkiak, ka nisur të mos “shijohet” më, pas planeve për betonizimin e saj, e sidomos pas atyre që janë përfolur si pazare me Berishën.
Vetë Ramës do t’i duhet të përballet edhe me një sfidë tjetër shumë të rëndësishme, gjë që nuk ndodh me Berishën dhe Metën. Në një kohë të caktuar atij do t’i duhet të zgjedhë mes drejtimit të bashkisë dhe kandidatit për deputet. Nëse llogaritjet e Ramës dhe kalkulatorëve të tjerë në PS nuk janë shumë të sigurta, cili do të jetë vendimi i kreut të PS?
Vjeshta e këtij viti duket se do të rezervojë edhe një tjetër mundim të kreun e PS, Fatos Nanon. Një rikthim i tij në politikën aktive do të aktivizojë simpatitë dhe simpatizantët e vjetër në PS, të cilët po zhgënjehen nga politika e re përtej së majtës dhe të djathtës. Nano mund të prishë balancat e brishta në elektoratin socialist, duke e vështirësuar akoma më shumë fushatën propagandistike të Ramës.
Rama duhet t’i peshojë gjërat mirë, sepse për herë të parë ai hyn në kutitë e votimit si politikan drejtues, dhe mund të jetë edhe hera e fundit.
Gjithsesi, viti i ardhshëm elektoral duket se do të rezervojë surpriza të shumta nga të tria kampet e mëdha të politikës. Dëshpërimi nga qeverisja e Berishës, zhgënjimi me opozitarizmin e Ramës, “çudia” e Metës dhe kureshtja për Nanon, e bën vitin elektoral dhe zgjedhjet të plotëdiskutueshëm.