OSBE duhet të dëgjojë
Dritan Prifti
Më ndodh këto ditë të nxehta të debatit politik të takoj qindra njerëz në ditë, dhe t’i përgjigjem mesatarisht 500 sms të ardhura nga gjithë Shqipëria. Të gjithë më pyesin: “Çfarë po bën OSBE/ODIHR për të parandaluar prishjen e zgjedhjeve të 2009?”, ose “Çfarë po bën OSBE/ODIHR për të ndaluar vjedhjen konsensuale të votave të popullit në 2009?”, ose “OSBE/ODIHR është dakord që të bëhen hapa mbrapa nga standardet e vendosura të zgjedhjeve të 2005 apo 2009 për KQZ, komisionet e votimit apo grupet e numërimit?”. Unë i përgjigjem që “OSBE ka deklaruar që është për variantin 8+1 të komisioneve të zgjedhjeve në të gjithë nivelet, ka premtuar që do i bëjë presion Kuvendit për këtë, por akoma nuk ka bërë asgjë”. Çfarë t’i them tjetër?!
Njerëzit e dinë që në zgjedhjet e 2001 në Shqipëri u aplikua një skemë votimi strategjik apo ajo që ne e quajtëm “skema e Dushkut”, ku në një qendër votimi në komunën Dushk të Lushnjës u orientua votimi që 3 parti të majta të plotësonin numrin e votave për të kaluar pragun 2.5% që duhej për të marrë nga 3 deputetë secila, për t’i hequr Partisë Demokratike mundësinë e bllokimit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo skemë, pavarësisht se e ligjshme, u etiketua nga faktori politik brenda dhe jashtë Shqipërisë si e dënueshme. OSBE dhe Bashkimi Evropian detyruan shumicën socialiste të Parlamentit të asaj kohe të zgjidhnin një President konsensual. Ata dënuan skemën e Dushkut zyrtarisht në dokumente zyrtare të OSBE-së e BE-së dhe kërkuan të mos përsëritej herë tjetër.
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë në 2001, përsëri në 2005 Partia Socialiste projektoi dhe zbatoi një skemë tjetër Dushku, atë të Mega Dushkut, ku nuk u trafikuan 9 deputetë si në 2001, por 36 deputetë të bllokut proporcional, përveç 4 deputetëve që mori Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nuk u bë pjesë e skemës së Dushkut. Partia Socialiste e rifuti në lojë skemën e Dushkut vetëm për të dëmtuar LSI, e cila sipas ligjit zgjedhor merrte rreth 15 deputetë nëse deputetët e proporcionalit nuk do t’i ishin falur të tjerëve në kurriz të LSI. Mega Dushku përsëri u denoncua nga faktori kombëtar dhe ndërkombëtar. OSBE/ODIHR denoncoi fenomenin, por nuk kërkoi asnjë dëmshpërblim për të dëmtuarin LSI, ashtu siç kërkoi për të dëmtuarën PD në 2001. Me këtë veprim OSBE/ODIHR tregoi se dhe në organizata prestigjioze si ato ka dy standarde. Kur dëmtohet një parti e madhe si PD, kërkohet drejtësi dhe kompensim politik. Kur dëmtohet një parti e vogël e sapokrijuar si LSI, atëherë dënohet fenomeni, por nuk kërkohet drejtësi dhe kompensim politik për atë parti. Ky është standard i dyfishtë. Padrejtësia është e njëjtë kur i bëhet një të madhi ashtu dhe një të vogli.
I trembur nga dy zgjedhje rresht të dështuara nën monitorimin e OSBE/ODIHR, ambasadori i ri Bosch ndryshon taktikë duke mos imponuar zgjidhje si në 2001 apo 2005, por duke ia lënë këtë herë në dorë zgjidhjen vetë Parlamentit shqiptar. Të paktën këtë herë OSBE mund të justifikohet duke thënë gabimin e bërë vetë dhe përgjegjësia është e juaja. Por OSBE/ODIHR nuk mund të justifikohet kur e di që reforma po bëhet gabim, që po ecet mbrapa, më mbrapa se disa standarde të mira të zgjedhjeve të 2005 dhe 2007. Në 2005 dhe 2007 askush nuk u ankua apo nuk kontestoi standardin e komisioneve zgjedhore dhe nivelin e përfaqësimit në gjithë nivelet e atyre komisioneve. Në 2007 ky standard u rrit duke lejuar më shumë transparencë, duke lejuar gjithë partitë parlamentare të kishin komisionerët e tyre. Ky standard u vendos dhe u provua pozitiv, deri sa nuk kishte asnjë kontestim apo vërejtje.
Në projektin e PS-PD për zgjedhjet e 2009 bëhen disa hapa mbrapa në standardin demokratik të vendosur më parë nga të gjithë. Projekti PS-PD për 2009 i kthen komisionet zgjedhore të të gjithë niveleve me 7 anëtar, ku 5 janë të PS-PD dhe 2 për parti të tjera që zgjedh PS-PD. Dhe PS-PD kanë zgjedhur PSD dhe PR, dy asatelit servile të tyre në të gjithë lojërat politike. PS-PD, të cilat në 2007 kishin secila 23 dhe 20% të votave, që së bashku janë në pakicë popullore, guxojnë të përjashtojnë nga procesi i administrimit të zgjedhjeve LSI, që në 2007 fitoi 10% të votave, dhe që është e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e ardhshme mund të fitojë mbi ato forca të vjetra dhe të konsumuara në 17 vjet demokraci. Pra, PS-PD të frikësuara nga LSI dhe nga braktisja që populli po i bën atyre, vendosin në një marrëveshje të pistë dhe anti-demokratike të përjashtojnë konkurrentin më të fortë politik nga procesi i administrimit të zgjedhjeve. PS-PD sikur të jenë pronar të vetëm të demokracisë shqiptare, vendosin që nuk do ta lejojnë forcën e tretë politike në vend të mbrojë votat e veta në komisionet e votimit, duke dekurajuar kështu gjithë popullin opozitar të marrin pjesë në zgjedhje. Duke përjashtuar LSI nga komisionet e votimit, PS-PD i thotë popullit, ashtu siç thoshte Stalini dekada më parë, që “populli voton dhe komunistët numërojnë”. Kështu PS-PD i thotë popullit shqiptar që rezultatin e zgjedhjeve do ta nxjerrim ne, prandaj mos u lodhni të votoni. Kjo marrëveshje e pistë PS-PD është fashizëm i veshur me retorikë demokratike parlamentare. Edhe Hitleri me votat në parlament e vendosi diktaturën naziste.
OSBE/ODIHR nuk e kanë shumë të vështirë të kuptojnë qëllimin e këtij bashkëpunimi të paprinciptë PS-PD. Eshtë një bashkëpunim për të përjashtuar konkurrentët politikë. Eshtë një bashkëpunim që na çon mbrapa dhe jo përpara. Bashkëpunimi Rama-Berisha është një fatkeqësi kombëtare, sepse ai funksionon për interesa personale ekonomike mafioze. Ky bashkëpunim ka lënë Shqipërinë pa opozitën tradicionale të PS dhe kjo është fatkeqësi për gjithë ata që shpresojnë tek opozita politike. Deri tani Berisha ka fituar gjithë betejat politike me ndihmën e Ramës. Mori Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme, Gjykatën e Lartë, KLD etj. Rama i dha Berishës dhe Kushtetutën, të cilën e kishin rrëzuar në 1994 mbi 1 milion socialistë. Si kompensim Rama i ka kërkuar Berishës goditjen e LSI me Kodin Zgjedhor. Rama nuk përballet dot me LSI në popull dhe kërkon ta dëmtojë atë me ligjin zgjedhor nëpërmjet Berishës. Për ta bindur Berishën të bashkëpunojë në këtë skenar anti-demokratik, Rama më 29 dhjetor 2007 i jep dhëndrit të Berishës lejen e ndërtimit për të prishur kompleksin sportiv “Partizani” dhe për të ndërtuar atje pallate. Më vonë Rama ndan lejet për dy parkingjet nëntokësore të Tiranës dhe i jep Berishës parkingun nëntokësor te stadium “Qemal Stafa”, për ndërtuesin tropojan që ka bërë pallatin ku jeton sot Berisha. KRT e Tiranës si asnjë KRT në botë ka një numër të barabartë anëtarësh të PS dhe PD dhe lejet e ndërtimit ndahen 50 me 50 për të dyja partitë. Nga një anë biznesi ekonomik lulëzon duke iu afruar edhe hapësirave të gjelbra tek Liqeni Artificial, nga ana tjetër biznesi politik vazhdon për t’ia shkatërruar përgjithmonë imazhin Shqipërisë, për t’ia mohuar përgjithmonë votën e lirë shqiptarëve, vetëm për të siguruar që populli nuk do t’i hapë asnjëherë dosjet e korrupsionit konsensual të Ramës dhe Berishës.
OSBE/ODIHR ka mundësi t’i verifikojë këto fakte të tmerrshme. Ata kanë mundësi të verifikojnë kush i ka marrë lejet për fabrikat e çimentos dhe të cilës parti janë. Ata mund t’i verifikojnë të gjitha dhe të kuptojnë që nuk mund të lejohen dy partnerë në biznes, të ndërtojnë një partneritet kundër demokracisë dhe votës së lirë. Rama dhe Berisha janë njëlloj, të dy armiq të votës së lirë, të dy anarkistë që për interesa personale bëjnë çdo gjë.
LSI po lufton prej kohësh të ndërgjegjësojë OSBE/ODIHR apo dhe të tjerët që po përgatitet një masakër elektorale në 2009. Ne themi hapur që Rama-Berisha kanë ortakëri për të vjedhur votat. Ne po i themi hapur shqiptarëve që duhet të protestojmë fuqishëm për votën e lirë, sepse ata që guxojnë të vjedhin votën nuk e kanë problem të vjedhin pronën apo bukën e çdokujt. Vjedhja e votës është vjedhja e demokracisë, vjedhja e pushtetit, vjedhja e popullit. LSI në luftën e saj kërkon vetëm drejtësi, transparencë dhe votë të lirë. Ne nuk kërkojmë të vjedhim njeri. Ne nuk kërkojmë asgjë të pamerituar. Në kërkojmë të drejtën e ligjshme të çdo konkurrenti politik, të jetë i pranishëm kur votohet dhe kur numërohet vota e popullit. Shtimi i prezencës në komisionet e zgjedhjeve rrit transparencën, rrit demokracinë, rrit pjesëmarrjen në votime, por garanton dhe mos-kontestim të zgjedhjeve. Ne e dimë pse ka frikë Rama dhe Berisha nga transparenca dhe vota e lirë. Ata duan të vjedhin votat. Por populli dhe ne çuditemi pse ka frikë OSBE/ODIHR të insistojë që komisionet zgjedhore të mos kontrollohen nga dy parti. Transparenca nuk duhet ta trembë OSBE/ODIHR. OSBE/ODIHR duhet të kenë guxim të mbrojnë votën e lirë, sepse kjo është detyrë e kësaj organizate. OSBE/ODIHR nuk duhet të trembet nga presionet e PS-PD, se ata nuk japin konsensus për reformën nëse LSI nuk përjashtohet nga komisionet. OSBE/ODIHR është krijuar për të luftuar padrejtësitë, për të ndihmuar demokracitë në rrugën e tyre, për të mbrojtur të pambrojturit nga arroganca e pushtetit. OSBE/ODIHR janë organizatat më prestigjioze në botë për zgjedhjet e lira dhe sigurinë. Në rastin e Shqipërisë, me reformën zgjedhore që po bën çifti Rama-Berisha, do të ketë dhe zgjedhje jo të lira dhe të kontestuara, por premisat janë që do të ketë një destabilitet politik që mund të sjellë destabilitet të gjithanshëm. OSBE/ODIHR nuk duhet të rreshtohet në anën e korrupsionit elektoral, qoftë ky dhe i bërë në Parlament. OSBE/ODIHR nuk duhet të pranojë që për hir të dy politikanëve që kanë frikë nga vota e popullit të tyre, të marrë kosto gjithë populli. Nëse zgjedhjet e 2009 nuk janë të lira dhe kontestohen, BE ka deklaruar se do rishikojë marrëdhëniet me Shqipërinë. Rishikimi i marrëdhënieve do të thotë shtyrje pa afat e integrimit evropian. Shqiptarët nuk duhet të mbajnë kostot e dy politikanëve të papërgjegjshëm, as OSBE/ODIHR nuk duhet të mbajë këto kosto. Nëse nuk ka standarde të ndryshme për Shqipërinë dhe të ndryshme për BE, OSBE/ODIHR duhet të zbatojnë porosinë që Progres-Raporti i BE për 2008 ka lënë për zgjedhjet e 2009. Raporti thotë në pikën 2, faqja 6 se, “…Kodi Zgjedhor duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent…”. Deri tani s’ka pasur as transparencë dhe as gjithëpërfshirje. Ka pasur vetëm një marrëveshje sekrete Rama-Berisha jashtë komisionit parlamentar të reformës zgjedhore dhe përjashtim të konkurrentëve politikë nga administrimi zgjedhjeve.