Pollo takon paraplegjikët
Pas protestave të njëpasnjëshme, shoqata e invalidëve para dhe tetraplegjike arrin te zv/kryeministri. Përfaqësuesit e saj zhvilluan dje një takim me Genc Pollon në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar për Çështjet e Aftësisë së Kufizuar. Nga bëri me dije zyra për shtyp e zv/kryeministrit pasi u njoh me kërkesat e tyre, Pollo informoi për hapat konkrete që po ndërmerren për plotësimin e kërkesave. “Ndër to mund të përmenden paketa higjeno sanitare, njohja e sigurimit shoqëror të kujdestarit, ndjekja e kujdesshme nga mjekët e familjes, problemi i karburantit që përdoret prej tyre etj”, sqaroi zyra për shtyp e numrit dy të qeverisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqatës duke vlerësuar këto përpjekje, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim konstruktiv të mëtejshëm midis tyre dhe institucioneve shtetërore për përshpejtimin e zgjidhjeve të shumë problemeve që shqetësojnë këtë grupim.