E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE-ja i dhuron policisë makina dhe radio dore

06/04/2005  TIRANË- OSBE-ja i dhuron Policisë së Shtetit katër makina, 72 radio dore dhe 15 radio stacionere. Në një njoftim për shtyp, Prezenca e OSBE-së bën me dije se këto pajisje do të dhurohen në orën 14.00 të ditës së sotme, ku do të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj dhe kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Pavel Vaçek, të cilët do të nënshkruajnë edhe aktin e dhurimit. Gjithashtu në komunikatën për shtyp thuhej se ky dhurim është pjesë e një serie kontributesh, që Prezenca e OSBE-së ka dhënë në mbështjetje të Planit të Menaxhimit të Kufirit të Integruar të Policisë Shqiptare Kufitare dhe të Migracionit. Ai përbën fazën e dytë të një projekti që përfshin gjithashtu dhënien e përsëritësve, radiove të makinave dhe ngarkuesve të radiove dhe ka për qëllim zhvillimin e të gjithë rrjetit të ndërlidhjes së policisë në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë e Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›