E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokurorë të Krimeve të Rënda në Itali për krimin e organizuar

06/04/2005  Prokurorë të Krimeve të Rënda janë nisur drejt Italisë, ku do të takohen me homologët e tyre në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se, qëllimi i kësaj vizite është edhe bashkëpunimi në disa çështje të trafiqeve të drogës dhe qenieve njerëzore, që hetohen nga prokuroritë e të dyja vendeve. Burimet sqarojnë se delegacioni i Prokurorisë shqiptare do të shkëmbejë informacione me homologët italianë rreth disa çështjeve hetimore në ngarkim të grupeve kriminale, të akuzuara për trafik të lëndëve narkotike dhe të qenieve njerëzore, kryesisht të femrave për prostitucion. Mësohet se këto grupe të dyshuara kriminale me shqiptarë dhe italianë në përbërje të tyre e ushtrojnë aktivitetin në të dy vendet. Pritet që prokurorëve të Krimeve të Rënda t’u serviren nga drejtësia italiane prova të rëndësishme për zbulimin e gjithë aktiviteteve të këtyre bandave, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›