E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkejetesa ekonomike me vendet e zhvilluara kërkon bujqësi moderne

Familja europiane ka hapur porten per vendin tone,realisht sipas eksperteve zhvillimi ekonomik ka shenuar progres te dukshem,sebashku edhe bujqësia e përparuar duke i shfrytëzuar pasurite nëntokësore ujore dhe turizëm të zhvilluar,sigurojne integrimin e shumepritur,ndertimin e kapitalizmit edhe ne fshat. Eshte nje nder standartet e integrimit, zhvillimi modern i bujqesise shqiptare,por jo vetem.Per zhvillimin teresore ekonomik e social te vendit,sipas ekperteve te ekonomise duhet te njihemi me mire me rruget apo drejtimet kryesore mbi te cilen te orientohen zbatuesit e programeve. E para jane kushtet klimatiko ekonomike dhe pozicioni gjeografik te cilat percaktojne drejtimet kryesore siç jane deget ne pershtatje me keto kushte.Zhvillimi i turizmit ne te gjitha strukturat e tij, si dhe shfrytezimi racional i resurseve. leverdia ekonomike i ketyre burimeve,veçanerisht  ato ujore nentokesore e mbitokesore.Sipas statistikave dhe programuesve te cilet flasin per rendesine qe duhet te zere bujqesia ne ekonomine e vendit dhe opinionisteve qe reflektojne mungese vemendje ndaj poseduesit te tokes,realisht duhet levizur ne kete drejtim. Ne fakt eshte thene e diskutuar pa bujqesi te zhvilluar, nuk mund te kemi nje ekonomi te shendoshe dhe vend te perparuar,eshte thene edhe se pa mbeshtetjen e fuqishme dhe kontributin e fermereve kjo gjendje nuk mund te ndodhi.Atehere po sipas mendimit te poseduesve te tokes duhet rikthyer vemendja ndaj ketyre te fundit, perfshire edhe srukturat bujqesore te qendres dhe ato lokale. Dihet tashme qe zhvillimet rurale te 10 viteve të para te tranzicionit u shoqëruan me lëvizje të ndjeshme të popullsisë nga zonat e thella kodrinore e malore, në ato fushore e bregdetare.Kjo lëvizje masive e popullsisë ishte kryesisht nga zonat rurale,në shkallë kombëtare, dhe i ka shërbyer  rritjes ekonomike,sociale e kulturore në përgjithësi,sidomos atyre zonave më pak të zhvilluara ne veçanti.Por krahas kësaj, edhe krahinat nga ku vjen kjo popullsi duhet të sigurojnë dhe vazhdojnë jetën normale, me zhvillim bashkëkohor të bujqësisë dhe blegtorisë.Sigurisht levizjet e imponuara te qytetareve per arsye ekonomike,vendosja e rivendosja e qendrave urbane duhet te  shoqerohej me projekt studime gje e cila per shume faktor mbeti e cunguar.Akoma ka mbetur e fragmentarizuar toka bujqesore,mesataria deri ne 1,2 ha per fermer sipas statistikave zyrtare te MBUMK eshte pengesa kryesore per arritjen tek bujqesia moderne.Ne kushtet aktuale, jemi para ketij fakti,zhvillimi i bujqësisë mbështetet në token bujqësore private.Në  ekonominë e tregut, shfrytëzimi i tokës nga pronari i saj garanton marrjen e t’ardhurave të larta dhe fitimin maksimal të mundshëm, nëpërmjet punës së gjallë e të materializuar që shpenzohet në interes të prodhimit, duke zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë me llojet, varietetet dhe racat që kushtëzon klima, pozicioni gjeografik dhe kërkesat e tregut. Ndërkohë, fermeri shqiptar vazhdon te vuajë pasojat e sistemit te kaluar edhe pas afro 20 viteve demokraci. Nje kg qumesht ne pikun e prodhimit eshte e barabarte ne vlere dhe cmim me 1 kg uje te gazuar, qe do te thote e pakonceptueshme per ekonomistet te cilet llogarisin kostot dhe volumet e punes per njesi prodhimi, aq me teper ne ekonomine e tregut.
Edhe nje fakt tjeter. Kurrsesi per te kthyer shkrimin ne monolog kafeneje, as edhe per t’ju referuar negativisht ndokujt por te bashkebisedojme e t’i tregojme njeri-tjetrit (fjala per grupin e studimit) si mund te kthejme vemendjen ndaj poseduesit te tokes, pronarit te fermes e bariut te tufes. Veçanerisht ne zonat rurale, fermeri yne siguron afersisht 2000-2500 euro ne vit te ardhura nga toka qe posedon e barabarte kjo me shpenzimet e fermerit perendimor per mirembajtjen e një kafshe shtepiake.Disa analiste te mediave,kemba e te cileve nuk ka shkelur asnjehere ne ugaret e ngastrave apo stallat e bagetive,artikulojne gjithefare opinionesh.E verteta per ata qe besojne tek zhvillimi i bujqesise,si dege qe siguron mireqenie te shpejte dhe si  burim i vetem jetese per banoret e zonave bujqesore eshte se,çeshtja  interpretohet politikisht,sigurisht edhe mungese vemendje ndaj poseduesit te tokes.Te pakten specialistet e bujqesise e njohin si dege kryesore te ekonomise se vendit prodhimin bujqesore i cili realizohet me punen mbi token,duke shfrytezuar ligjet natyrore dhe ekonomike ne kushtet e teritoreve perkatese.Nje fermer ne Krutje te Lushnjes kishte se bashku me familjaret e te afermit e tije afro 120 ha toke bujqesore te cilen nuk e shfrytezonte plotesisht me pretendimin e gjetjes se tregut te shitjes se prodhimit.Ai nuk e zuri ne goje zbatimin apo interpretimin e ligjit 7501 per ndarjen  e tokes,ndersa shume prej specialisteve te bujqesise deri edhe ne digaster e konsiderojne kete ligj pengues te zhvillimit bujqesor.Madje keta te fundit perdorin konkurueshmerine,fragmentarizimin,perpunimin, standardizimin e te tjera terminologji bujqesore, veçse nuk permendin se kjo ngaster e keto te tjerat per rreth prodhojne kaq  te ardhura dhe duhet te mbillet me kete kulture. Çfarë rëndësie do te kishin keto fraza nese shpjegimi vjen nga vizionaret?Asgje.Sigurisht vajtimoret apo me mire kukuvajkat e ligjit 7501 nuk kane asgje  per te thene dhe  as ide per te shprehur, veçse heshtin prej 18 viteve. Nese ne Shqiperi ushtrojne veprimtari bujqesore sipas burimeve zyrtare 250 njesi te tilla,me energjite, potencialet dhe resurset qe kemi,eshte e mundur te dyfishohen keto shifra si dhe ta konsiderojme reformen e tokes(privatizimin) te perfunduar. E thene disi me thjeshte te ndertojme kapitalizmin ne fshat,krahas terreneve sportive te modernizojme mjediset bujqesore ne zonat pjellore,ekspertet shpjegojne se fitimet per investitorin jane te sigurta.Duke mos pretenduar per ndonje thenie te re, ne vend te komentit do me pelqente ky tregim dyfrazor. Kete vjeshtë, prodhimi i rrushit ishte i mbare edhe ne rajonin e Beratit.Nje fermer kerkonte 2-3 punetore per vjeljen e vreshtit,sigurisht me page, dy bashkefshataret e tij i kerkonin hakun e punes me shume se tregu informal ne Tirane. Kjo do te thote shume per ata qe nuk e njohin as vreshtin dhe as hakun e punes,veçse hera heres jane ata ne rolin drejtues.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›