Ndjesitë që vijnë nga përparimi i reformave
Dikush qe ndjehet naiv ne politike kur shikon syte e perqendruar te M. Bazes qe “investigojne fatin e Shqiperise” lumturohesh dhe nenave u buçet thirrja “I rrofsh Shqipërisë!”. Me vjen me te vertete shume keq qe makutëria mund te arrije permasa te tilla! I njoh keta djem qe ne hapat e para te gazetarise. Qyteti “Studenti” ishte vatra qe i mblodhi, i kultivoi dhe i shperndau ne oborret e bindjeve te tyre politike. Mero, Samiu, Shemsi, Avniu dhe Iliri ishin pinjohj te bindjeve te pastra te djathta. Kontributet e tyre ne gazetari bene qe vizionet largpamese te Partise Demokratike te depërtonin ne masen e njerezve te niveleve te ndryshme.
Eshte me se e kuptueshme qe ne politike ka perplasje persa i perket persosjes dhe zbatimit te bindjes, por qe per interesa personale te çoroditesh nje komb kjo per mendimin tim quhet krim mediatik. Ate nate qe u dha si lajm rrahja e Mero Bazes e parandjeva qe çeshtja do te paragjykohet! ...Shkroi, foli, shkroi... foli etj. Njerëzit degjojne shume fjale tani si ne gjithe boten po tani duam te shikojme veprat! Eshte kollaj te thuash Familja. Familja mbetet familje. Te gjithe kemi familje dhe te gjithe mundohemi ta ruajme ate, po Qeveria eshte qeveri, ate e perbejne Ministra, zv/Ministra etj. Nje administrate e tere... Po kaq pa vlere qenkan keta njerez qe pretendon ky Meroja? Me vjen çudi te mendoj se gazetare te ekspozuar bindshem ne media te bien pre e gjerave siperfaqesore. Ato kepucet e hedhura perpara Kryeministrise se pse me kujtuan majmunët! Pane diku ne bote se u gjuajt me kepuce dhe ata e perdhosin ne kuptimin madhor te ketij veprimi. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe bëmat merren vesh.
Dikur ne nje gazete lexova “kam frike nga Berisha” dhe me tej citoheshin fjalet e nje gazetari proberishianm kunder kryeministrit te vendit.
Une i justifikoj ndjenjat per PD-ne se jam e persekutuardhe se tek PD-ja gjej vetveten, edhe pse ndoshta jam njeriu me i varfer e po vdes ne konvikt!
Keto radhe nuk i shkruaj per t’í bere qejfin Berishes apo Qeverise, por i bej thirrje ndergjegjes se çdo njeriu per te perçuar te verteten mediatike ne te mire te kombit!
Nuk them se punet shkojne vaj ne kete vend -qe ne shekuj ka qene i lakmuar nga te gjithe fuqite e botes. Çdo dite shikojme te zbardhen te verteta e ketij kombi te pervuajtur. Po edhe tani qe kemi mundesi qe te integrohen mllefet personale, makutëria per pushtet e pasuri na shkermoq ne syte e botes si nje vend pa identitet.
S’jam kundra informacionit te vertete mediatik i çfaredolloj bindjeje te jesh, por te vertete ama, pa interesa! A nuk ishte e neveritshme te degjoje Mero Bazen qe iu sul Argita Malltezit, me ate pafytyresine e tij hakmarrese.
E degjova dhe heshta! Jam nder grate e para qe jam renditur ne levizjet demokratike, kur u hodh busti me goditi policia dhe akoma e kam shenjën ne koke! E kam te gjalle pamjen e Z. Berisha me pellumba ne dore qe i leshoi drejt qiellit dhe ndjehesha e lumturuar e nuk me bente pershtypje se ne shtepine tone ishin mbledhur televizione nga te gjithe bota, qe donin te më intervistonin – mua edhe Fatosin.
Nuk po zgjatem me veten dhe familjen time. Rendesi ka qe ne duam demokracine e paster dhe keto ndjenja i gjejme te kultivuara tek Qeveria e Partise Demokratike dhe asnjehere nuk e shoh veten te bëj shou mediatik!