E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE më 14 Maj nis 26 vëzhgues në Shqipëri

Misioni përbëhet nga nje staf nderkombetar prej 14 anetaresh me baze ne Tirane si dhe nga nente shtete anetare te OSBE. 26 vezhgues pritet te arrijne ne Shqiperi me 14 Maj dhe do te shperndahen ne te gjithe vendin me 16 Maj 

TIRANE-Pas ftesës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shqiperi, OSBE-ODIHR do te dergoje më 14 Maj nje mision per vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
OSBE-ODHIR dergoi ne Shqiperi nje mision vezhgimi nga 16 deri me 19 mars 2009 per te vleresuar kushtet dhe pergatijet per zgjedhjet si dhe per te keshilluar lidhur me nivelin e perfshirjes se ODIHR ne zgjedhjet e ardhshme. Gjate vizitës së misionit u ra dakord per dergimin e nje misioni standart per vezhgimin e zgjedhjeve.
Ka qënë fillimisht Ministri i Jashtëm Lulzim Basha që ka kërkuar në takimet me OSBE që të dërgohen një numër i madh vëzhguesish për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Basha i kërkoi OSBE që të dërgojë numrin më të madh të dërguar nëonjëherë në zgjedhjet e Shqipërisë.
Dhe pas kërkesës së shqipërisë, OSBE-ODIHR vendosi të dërgojë misionin vezhgues që do të drejtohet nga ambasadori Audrey Glover nga Britania e Madhe.
Misioni përbëhet nga nje staf nderkombetar prej 14 anetaresh me baze ne Tirane si dhe nga nente shtete anetare te OSBE. 26 vezhgues pritet te arrijne ne Shqiperi me 14 Maj dhe do te shperndahen ne te gjithe vendin me 16 Maj. Misioni do te vleresoje zgjedhjet per perputhjen e tyre me parimet e qeverisjes demokratike dhe respektimin e angazhimeve per te cilat kane rene te gjithe dakord, si dhe me legjislacionin kombetar.
Vezhguesit do te monitorojnë nga afer aktivitetet e fushates, mbulimin ne media, zbatimin e kornizes ligjore, situaten ne media, punen e administrates zgjedhore dhe menyren e zgjidhjes se mosmarreveshjeve. OSBE/ODIHR ka kerkuar edhe nje grup te dyte prej 400 vezhguesisht afat shkurter per tu derguar ne vend perpara zgjedhjeve te 28 qershorit. Vezhguesit afatshkurter do te shperndahen ne te gjithe vendin ne ekipe per te monitoruar hapjen e qendrave te votimit, procesin e votimit, numerimin e fletave te votimit dhe mbledhjen e rezultateve.
Pas dites se zgjedhjeve, misionit i vezhguesve te zgjedhjeve do te leshoje nje deklarate per konkluzionet paraprake. Nje raport perfundimtar per te gjithe procesin do te leshohet peraferisht tete jave pas perfundimit te misionit te vezhguesve. Parlamenti prej 140 vendesh do te zgjidhet sipas sistemit proporcional nga nje elektorat i perbere prej 3.1 milion votuesish. Keto zgjedhjet zhvillohen nen nje kornize te re ligjore, ku perfshihen amendamente kushtetuese dhe miratimi I nje kodi te ri zgjedhor. Misioni i vezhguesve te OSBE/ODIHR dhe prezenca e OSBE ne Shqiperi do te operojne te ndare nen mandatet e tyre specifike. ODIHR ka vezhguar nje numer zgjedhjesh ne Shqiperi, duke perfshire edhe zgjedhjet parlamentare te vitit 2001, 2005 dhe zgjedhjet lokale te vitit 2003 dhe 2007.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›