E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, ngec aplikimi në Përmet e Gramsh

Rreth 12 mije banorë në 4 komuna te Përmetit nuk mund të pajisen me karta identiteti per shkak te mungeses se bazes materiale. Në Gramsh, personat pa pasaportë vazhdojnë të paguajnë 1200 lekë për kartat e identitetit 

PERMET-GRAMSH-Kur jemi më pak se 2 muaj nga zgjedhjet, në katër komuna të Përmetit ende nuk ka nisur aplikimi për kartat e identitetit. Ndërkohë në Gramsh nuk ka nisur të zbatohet vendimi i qeverisë që shpërndarja e kuponave për personat që nuk kanë pasaportë të jetë vetëm 200 lekë.
Rreth 12 mije banorë në komunat e Përmetit, Çarçovë, Suk, Petren e Ballaban nuk mund të pajisen me karta identiteti. Sipas të dhënave, shkak i vonësës së nisjes së aplikimeve është baza materiale.
Në këto komuna nuk kanë mbërritur pajisjet dhe baza materiale e nevojshme për nisjen e procesit, cka e bën realizimin e pamundur në një kohë të shkurtër. Ndërkohë që ende nuk ka informacion se kur qendrat do të jenë të gatshme për aplikimet. Mësohet se edhe në Qendër-Memaliaj ka të njëjtin problem, pasi edhe në këtë komunë nuk ka nisur aplikimi për të njëjtën arsye.
Ndërsa në Gramsh, personat pa pasaportë vazhdojnë të paguajnë 1200 lekë për kartat e identitetit. Në të gjitha qëndrat e aplikimit ne Gramsh nuk ka nisur zbatimi i vendimit prej një jave të qeverisë për cmimin 200 lekë. Sipas zyrave postare, shkaku i kësaj situate është mungesa e udhëzimit. Ndërkohë që bëhet e ditur se komuniteti egjiptian nuk ka aplikuar për karta identiteti edhe pse vetëm më pak se dy muaj në ndajnë nga zgjedhjet parlamentare.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›