OSBE/ODIHR njihet nga afër me problemet për kartat
Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR kanë inspektuar nga afër procesin e aplikimit për kartat e identitetit në qytetin e Korcës. Ata kanë biseduar edhe me banorët, të cilët kanë denoncuar problemet në proces dhe cmimin e tyre që ende mbetet 1200 lekë.
KORCE- Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR kanë inspektuar nga afër procesin e aplikimit për kartat e identitetit në qytetin e Korcës. Pasditen e djeshme, ata kanë takuar një përfaqësi prej rreth 20 banorësh, të cilët kanë denoncuar raste konkrete të vonesave në aplikime apo shpërndarjen e kartave.
Banorët e komunës Pirg ankohen se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë shkaktuar shpesh herë vonesa në proces, duke vënë në dyshim pajisjen me dokumentin e ri të identifikimit. Ndërsa banorë të komunave Vreshtas e Liqenas kanë njohur përfaqësuesit e OSBE/ODIHR me problemin e cmimit të kartave, që sipas tyre ende po jepen kundrejt shumës prej 1200 lekësh të reja, në kundërshtim me vendimin e qeverisë.
Lidhur me këto cështje, përfaqsuesit e OSBE-ODIHR kanë preferuar të mos japin asnjë deklaratë, në pritje të daljes së raportit të tyre. (e.n/News24/BalkanWeb)