Tragjedia në Devoll, gjendet trupi i vogëlushes
Një banor ka arritur të gjejë trupin e vogëlushes pranë vendit ku u mbyt në lumin e Devollit. Nënë e bijë humbën jetën të dielën teksa, për mungesën e një ure, po kalonin në këmbë lumin për të shkuar në fshatin e gjyshërve.
LIBRAZHD- Është gjetur pranë vendit ku u mbyt trupi i vogëlushes e cila së bashku me mamanë e saj dhe vëllain po tentonin të kalonin në këmbë lumin e Devollit për të shkuar në fshatin e gjyshërve. Ngjarja tragjike që ndodhi të dielën paradite i mori jetën nënës së saj Selvi Cepja, 45 vjece dhe vajzës Rexhina, 8 vjecare nga fshati Dushk i Librazhdit Fatmirësisht falë ndihmës që i dha një banor i zonës arriti ti shpëtojë mbytjes djali, 6 vjecar.
Një banor ka arritur të gjejë trupin e vogëlushes, pas më shumë se 3 ditë kërkime. Në kërkimin e trupit u angazhuan përvec banorëve të zonës edhe grupi i polumbarëve të ardhur nga Tirana, i përbërë nga 6 persona si dhe 20 efektiva të policies. Për tre ditë kërkimet u shtrinë rreth 12 kilometra përgjatë rrjedhjes së Devollit por nuk u arrit të gjehet trupi.
Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të mungesës së një ure e cila do të mundësonte për të kaluar në fshatin Mollas të Librazhdit përtej lumit të Devollit.
Tragjedia solli reagimin e ashpër të banorëve të zonës. Ata shprehen indinjatën e tyre për indiferencën e treguar ndër vite nga shteti dhe qeveritë lidhur me kërkesën e vazhdueshme për ndërtimin e një ure mbi lumin Devoll, pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia.
(s.g/BalkanWeb)