E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja i nënstacionit elektrik vdes gjatë natës, dyshohet nga infarkti

Një 52 vjeçar me punë roje në nënstacionin elektrik të Rrashbullit në Durrës është gjetur i vdekur në mëngjes nga roja që merrte turnin. Ramazan Domi 52 vjeç, banor i qytetit të Shijakut ka qenë roje i turnit të tretë, në nënstacionin elektrik të Rrashbullit. Ai ka qenë në situatë krejt normale në orën 22.00, orë kur merrte zyrtarisht turnin. Në kohën që ai duhej të linte turnin, pra në orën 06.00 është gjetur i vdekur shtrirë në një divan që ndodhej brenda vendit të rojës. Kolegu i tij, sapo ka parë 52 vjeçarin të vdekur, ka njoftuar efektivat policore si dhe pronarët e firmës së ruajtjes së objekteve. Ramazan Domi ishte punësuar nga firma Namzani 2000 me qendër në Tiranë për ruajtjen e objektit të nënstacionit të Rrashbullit. Nga të dhënat e para, pas ekspertimit që ka bërë policia në vendngjarje, dyshohet se vdekja e 52 vjeçarit mund të ketë ardhur nga një infarkt në zemër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›