E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR publikon raportin per zgjedhjet

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e parë mbi ecurinë e zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Në dokument theksohet se “Kodi Zgjedhor ka një sërë hapësirash boshe dhe përmban paqartësi”.

“Komisionet e zonave të administrimit zgjedhor nuk u ngritën brenda afatit. Ndërkohë që janë bërë përpjekje për të eleminuar dublimet në listat e zgjedhësve”, thuhet në raport.

“Partitë nisën fushatën para datës zyrtare të fillimit të saj, 8 prillit. Sulmet e ashpra personale vazhdojnë të karakterizojnë fushatën”, theksohet në dokument.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›