Meta: Punësimi, prioritet në qytetin e Korçës
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Korçë, Andrea Mano. Duke kërkuar votat për kandidatët e këtij koalicioni, Meta u shpreh se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” përfaqësojnë vlera, duke zhvilluar qytetin dhe pa kërcënuar qytetin e vlerave.
“Korça do të votojë në datën 8 maj, për të ardhmen e tyre, për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe jam i bindur se “Aleanca për Qytetarin” do të kor një fitore të sigurtë për qytetarin. Në datën 8 maj, Korça do të votojë për këtë forcë politike e cila ka kontribuar për integrimin e Shqipërisë dhe jo për izolimin e saj. Në 8 maj, Korça do të votojë për LSI në Këshillin Bashkiak”.
Më tej, Meta deklaroi se punësimi do të jetë projekti i cili së shpejti do të aplikohet në vend, kjo për ti ardhur në ndihmë qytetarit. Por kreu i LSI-së, vuri në dukje dhe prioritet e kësaj force politike, duke ruajtur dhe mbrojtur vlerat e vërteta të këtij qyteti.
“Në listën e Këshillit Bashkiak ne kemi tre shoqe sepse duam ti japim mesazhin e një force politike të emancipuar, progresiste e cila ka pozitën e gruas në familje dhe në shoqëri, e cila beson në kontributet e perbashkëta pa asnjë lloj diskriminimi” tha me tej Meta.