E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti OSBE/ODIHR Situate e tensionuar. Gare vetem per Tiranen

Misioni i vezhgimit te zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin e pare paraprak mbi situaten parazgjedhore ku vihet theksi tek situata e tensionuar dhe sulmet e ashpra personale problemet me listat e zgjedhesve kuadri ligjor respektimi i afateve te fushates standartet e dyfishta ne vendimmarrje te KQZ-se dhe problemet ne Kodin Zgjedhor jane disa nga kosnstatimet e eksperteve.

Ne raportin e pare paraprak te misionit thuhet se jane bere perpjekje per te eliminuar dublimet ne regjistrime dhe te dhenat per personat e vdekur duke bere verifikimin e saktesise se te dhenave ndersa periudha zyrtare 30-ditore e fushates filloi me 8 prill partite e kishin filluar fushaten ne menyre aktive para asaj date.

Sulmet e ashpra personale vazhduan te karakterizojne fushaten shkruhet me tej ne raport ku te dyja si PD-ja dhe PS-ja jane fokusuar ne garen per Kryetar Bashkie ne Tirane.

Pjese nga Raporti i I-re paraprak i OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore te 8 majit.



...Qe nga zgjedhjet e 2009-es mjedisi politik ka vazhduar te jete shume i polarizuar me nje retorike te ashper dhe sulme personale si edhe demonstrata nga ana e opozites. Tensioni u rrit menjehere pas nje proteste anti-qeveritare te organizuar nga PS-ja ne Tirane me 21 Janar 2011 ku pati perleshje te ashpra ndermjet protestuesve dhe forcave te sigurise. Kater persona u vrane dhe shume te tjere u plagosen. Parlamenti nisi nje hetim ndersa Prokurorja e Pergjithshme nisi nje hetim te vecante per
gjuajtjen me arme. Keto hetime qe ndezen edhe me shume kundershtite politike nuk kane perfunduar ende. Pas ngjarjeve te 21 janarit ka patur disa vizita nderkombetare te nivelit te larte per tu bere thirrje per qetesi dhe pergjegjesi ne pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit. Presidenti u ka bere thirrje te gjitha partive te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te veprojne ne perputhje me ligjin. Te dyja palet si udheheqesit e mazhorances ashtu edhe ata te opozites kane deklaruar se ata kane si prioritet qe zgjedhjet te zhvillohen ne perputhje me angazhimet e OSBE-se dhe detyrime te tjera ne nivel nderkombetar. PS-ja ka shprehur shqetesimin duke thene se nuk beson se do te ndodh keshtu dhe ka bere nje numer propozimesh per te garantuar procesin perfshi perdorimin e skanerave per Kartat e Identitetit aksesin ndaj perditesimit te listes paraprake te votuesve ri-numerimin e votave me kerkesen e dy anetareve te KQZ-se dhe kontrollin pas-zgjedhor te materialeve zgjedhore si nje mase shtese ne lidhje me transparencen. PD-ja ka shprehur besim te plote per procesin e zgjedhjeve. Nje nga rekomandimet kryesore te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet parlamentare te 2009-es kishte te bente me pergjegjesine e partive per te bere permbushjen e detyrave zgjedhore ne nje menyre te pergjegjeshme. Nen drejtimin e komunitetit nderkombetar nje tryeze e rrumbullaket diskutimi u organizua me partite parlamentare ne fund te marsit per nje marreveshje te vullnetit te mire bazuar ne kete rekomandim. Partite e mazhorances e firmosen marreveshjen ndersa partite e opozites nuk e nenshkruan ate duke perdorur si argument faktin qe propozimet e tyre nuk u pranuan. Partite e mazhorances e firmosen marreveshjen

...Kuadri ligjor eshte vleresuar paraprakisht dhe eshte konstatuar se siguron themelin per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike nese zbatohet me perpikmeri dhe me synimin qe te respektohet permbajta dhe fryma e ligjit. Raporti shprehte se Kodi Zgjedhor ka nje numer boshlleqesh dhe paqartesish ne lidhje me zgjedhjet per qeverisjen vendore. Per shembull ai nuk shprehet qarte nese ka nje prag minimal ne lidhje me perfaqesimin ne keshillat vendore dispozitat per financimin e fushates me fonde publike nuk gjejne zbatim te plote per zgjedhjet vendore dhe nuk ka dispozite lidhur me regjistrimin e kandidateve per bashkine e Tiranes pasi ligji nuk specifikon nje organ kompetent per administrimin e zgjedhjeve

...RKGjC-ja e Ministrise se Brendshme ka bere perpjekje per eliminimin e regjistrimeve te dubluara dhe te dhenave per personat e vdekur duke verifikuar saktesine e te dhenave qe ka. Ne tetor dhe nentor 2010 u gjeten 39000 dokumenta me mundesi dublimi ne Regjistrin Civil qe u korrespondonin rreth 19000 qytetareve. Pasi u bene verifikimet nga Zyrat e Gjendjes Civile numri i dokumentave me dublime te mundshme ra ne 1600

...Ndersa periudha zyrtare 30-ditore per fushaten filloi me 8 prill partite kishin filluar me kohe te promovonin veten ne menyre aktive para asaj date. Drejtuesit e partive organizuan mitingje me votuesit dhe prezantuan kandidatet vendor. Kryeministri beri nje numer inagurimesh zyrtare perfshi projekte infrastrukture dhe ndertesa te reja shkollash. Nje reklame televizive e OJF-se Zgjohu para periudhes zyrtare te fushates sulmoi regjistrimin e liderit te PS-se qe eshte kandidati ne detyre si kryetar i bashkise se Tiranes. PS-ja ka kerkuar nje hetim me pretendimin se spoti u financua me fonde publike. Qe nga 8 prilli intensiteti i aktiviteteve te fushates eshte rritur. Problemet e fushates perfshijne zhvillimet ne infrastrukture cilesi te sherbimeve qe ofron bashkia dhe zgjidhje te papunesise. Sulmet e ashpra personale kane vazhduar te karakterizojne fushaten me akuza per korrupsion nga te dy anet. Te dyja palet si PD-ja edhe PS-ja i kane kushtuar vemendje te madhe gares per kryetar bashkie ne
Tirane

Dy kandidate u qelluan dhe u plagosen me 1 prill ne Tirane dhe 2 prill ne Lezhe. Sipas policise plagosja ne Tirane u be per motive politike ndersa rasti ne Lezhe nuk kishte lidhje me politiken. Me 4 prill Kryetari i Zyres se Inspektoriatit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes u qellua dhe u plagos. Nje dite me pare ai kishte urdheruar heqjen e flamujve politik te vendosur ne vende te paautorizuara. Hetimi nga ana e policise vazhdon ende. Vendosja e materialeve te fushates si flamuj dhe banderola ka cuar gjithashtu ne grindje ne disa raste

...Deri tani KQZ-ja ka marre 55 ankesa kunder vendimeve te KZAZ-ve qe kane te bejne kryesisht me mohimin e regjistrimit per kandidaturat. Nje e katerta e ankesave te paraqitura u rrezuan per arsye procedurale pasi u depozituan pas afatit kohor ligjor. Ne dy rastet e tjera KQZ-ja perdori standarte te ndryshme per partite parlamentare nga ato jo-parlamentare. Ne te dy rastet partite pretenduan se ato nuk e kapen afatin e caktuar kohor per regjistrimin e kandidatit per shkak se anetaret e KZAZ-ve nuk ndodheshin ne zyra. KQZ-ja i vleresoi te dy pretendimet si te paprovuara duke rrezuar rastin e partise jo-parlamentare por duke e udhezuar KZAZ-ne te pranonte dokumentat ne rastin e dyte ku apeluesi ishte PS-ja. Ne rastin e fundit KQZ-ja vendosi se edhe pse ishte shkelur afati perfundimtar e drejta e votuesve per te zgjedhur duhej mbrojtur.

...Roli i grave ne jeten publike shqiptare mbetet i kufizuar



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›