E Diel, 1 Nëntor 2026

Ti thyejmë barrierat, të respektojmë e të duam njëri-tjetrin

 

Deklarimet e Ismail Qemalit në gazetën që citonte z. Ukshini, në botimin tuaj, mund të jenë të vërteta, por të mos harrojmë që Is Qemali ishte politikan dhe diplomat dhe kohët atëherë ishin aq dinamike, sa edhe tre muaj para Pavarësisë, ai mund të bënte deklarime të atilla, për hir të diplomacisë dhe efekteve të kryengritjeve.

E vërteta historike është që, Kuvendi Kombëtar e filloi punën më 28 nëntor të vitit 1912, në ora 3/30' pasdite, në sarajin e familjes së Vlorajve, në shtëpinë e atdhetarit Xhemil Beu, në të cilin merrnin pjesë 37 delegatë. Në këtë Kuvend nuk ishin të pranishëm disa delegatë nga Kosova, të cilët për shkaqe lufte ende ndodheshin nëpër pozicione, duke i bërë rezistencë ushtrisë Serbe, e cila dita ditës po përparonte drejt Durrësit.

Ismail Qemali, në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në kryengritjet e viteve 1909-1912, duke theksuar se Shqiptarët kishin marrë pjesë në këto kryengritje, jo si ushtarë të Turqisë, por si zotët e vendit dhe për të mbrojtur vetveten .

Ismail Qemali, pasi e lexoi ekspozenë e vet, në fund, në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike, i pyeti delegatët: “Tani më, s'na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veçse ndarja e Shqipërisë nga Turqia ”.

Sapo pashë edhe filmin “Nëntori i dytë”, në TV. Tani po shkruaj dhe zhytem në lotët e mi. Nuk di çfarë të them, vetëm se e di që JAM KRENAR Që JAM SHQIPTAR.

Lavdi atyre që u flijuan për Shqipërinë, për Shqipërinë e vërtetë, aty ku Isa Boletini, Ismail Qemali, Sali Drenica, Shpend Dragobia, Luigj Gurakuqi, Pandeli Sotiri, Hasan Prishtina, ishin një dhe vetëm një, të gjithë SHQIPTARË, e mallkim atyre që tradhtojnë dhe shajnë vëllain.

S’ka kosovar, çam, grek e maqedonas, po të gjithë jemi shqiptarë, bij të shqipes, sot e 1000 vjet. Le të na pushtojë 28 nëntori zemrat tona, e Is Qemali, Skënderbeu e Is Boletini le të bëhen shembulli ynë, t’i thyejmë barrierat e të duam njëri-tjetrin, se koha e SHQIPËRISË së vërtetë është tani, e ne duhet ta shfrytëzojmë.

Rroftë Shqipëria e vërtetë! Urime gjithë vëllezërve shqiptarë kudo që janë. Përshëndetje dhe urime të sinqerta nga Shkupi shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›