E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Kompensim për konsumatorët që kanë pasur mbifaturim



Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën të ditur se ka nisu kompensimi i konsumatorëve që janë mbifaturuar në fillim të këtij viti nëpërmjet faturës së muajit prill. Drejtori i Shitjeve në OSSH-ë, Ales Konrad, tha dje gjatë një konference për shtyp se, "të gjithë konsumatorët që kanë pasur mbifaturim në muajt e mëparshëm, janë kompensuar në faturat e muajit prill". Ai theksoi se nga verifikimet e kryera, u konstatua se rreth 100 faturues kishin kryer mbifaturim, për të cilën edhe u pushuan nga puna. Konrad tha gjithashtu se duke filluar nga ky muaj janë hequr të gjitha faturat aforfe për konsumatorët. "Objektivi i OSSH-së është eliminimi i abuzimeve në matje dhe për këtë po vendoset teknologjia e re ‘My Avis’, që do të mbahet nga çdo faturues, që do të bëjë të mundur kalimin e të dhënave direkt në regjistrin kombëtar të faturimeve, si dhe do të ulë çdo mundësi abuzimi",- deklaroi Konrad. Ky projekt ka nisur në Durrës dhe pritet të përfundojë në të gjithë vendin brenda vitit 2011. Qindra konsumatorë denoncuan mbifaturimin e energjisë elektrike dhe llogaritjen e gabuar të faturave në muajin dhjetor 2009. Enti Rregullator i Energjisë vendosi në mes të muajit dhjetor 2009 të rrisë me 13 % tarifat e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010, ose rreth 10 % më pak nga sa kishte kërkuar OSSH-ja.

Çmimet e karburanteve kapin majat, litri i naftës me 150 lekë

Rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe forcimi i dollarit do të ndikojnë shumë shpejt në shtrenjtimin e karburanteve në vend. Javën tjetër një litër naftë (cilësi e mirë) do ta blejmë për 150 lekë/litri. Gjatë ditës së djeshme, nafta në bursat ndërkombëtare u shit për rreth 85 dollarë për fuçi, kur dy ditë më parë ishte afër 88 dollarë. Ndryshimet e çmimeve në tregjet e huaja kanë dhënë ndikim edhe në vendin tonë, kur çmimi i litrit pësoi rritje brenda një jave me 5 lekë. Referuar portalit shqiptar të karburanteve (karburant.com), çmimet e fundit në tregun shqiptar tregojnë se nafta e cilësisë 10 ppm kushton 145 lekë për litër, kurse nafta e cilësisë 350 ppm (standard më i ulët se e 10 ppm, niveli i squfurit) kushton 140 lekë. Kurse benzina e tipit 95 RON kushton 148 lekë/litri dhe benzina 100 RON shitej për 158 lekë/litri, ndërsa lënda gaz (LPG) shitet për 75 lekë. Shtrenjtimi i radhës do të japë efekt në ekonomi sa u takon industrive të përpunimit dhe prodhimit, si dhe shërbimit të transportit. Referuar të dhënave të fundit, çmimi i naftës pësoi dje një ulje prej 2 dollarësh, pas shtrenjtimit më të lartë, të dy ditëve më parë, në 88.94 dollarë për fuçi (maksimumi që prej tetorit 2008).

6 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›