OSSH: Në sitë abonentët nëse vjedhin energji elektrike
Rreth një milion abonentë të energjisë elektrike do t’u nënshtrohen kontrollove të rrepta të punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), nëse vjedhin energji ose jo. Ky proces do të përfundojë brenda tremujorit të parë të këtij viti, ku do të përfshihen abonentët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, si dhe tek abonentët familjarë buxhetorë e jo buxhetorë. Azhurnimi i të dhënave në terren do të përfshijë adresat e abonentëve, të dhënat teknike për sistemin e matjes në terren, si pika e lidhjes, matësi, vula dhe transformatori. OSSH-ja bën të ditur se me regjistrimin e abonentëve, do të bëhet i mundur edhe verifikimi dhe kryerja e ndërprerjeve të energjisë elektrike në rast se abonentët rezultojnë debitorë apo nuk janë të pajisur me dokumentacionin përkatës. Për këtë, OSSH-ja ka përgatitur edhe formularë në formë blloqesh të titulluar "Raport azhurnimi" , (në 3 kopje) ku grupet që janë në terren, të cilët do të kenë në dispozicion këtë formular një kopje të tij me këto të dhëna do t'ia lënë abonentëve.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur dje procesin e azhurnimit në terren të saktësimit të të dhënave në sistemin matës të rreth 1 milionë abonentëve të kësaj kompanie në të gjithë vendin. Ilirian Shkëmbi, drejtori i Shitjeve në OSSH, ka deklaruar dje: “Ky proces, që ka për objektiv të përfundojë brenda tremujorit të parë të këtij viti, do të shtrihet në sektorin privat, ku përfshihen abonentët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, si dhe tek abonentët familjarë buxhetorë e jobuxhetorë”, - tha të hënën për ATSH-në drejtori i Departamentit të Shitjes pranë OSSH-së, Ilirian Shkëmbi. Sipas tij, azhurnimi i të dhënave në terren do të përfshijë adresat e abonentëve, të dhënat teknike për sistemin e matjes në terren si pika e lidhjes, matësi, vula dhe transformatori. Shkëmbi tha dje se
me regjistrimin e abonentëve do të bëhet i mundur edhe verifikimi dhe kryerja e ndërprerjeve të energjisë elektrike në rast se abonentët rezultojnë debitorë apo nuk janë të pajisur me dokumentacionin përkatës. OSSH-ja ka përgatitur edhe formularë në formë blloqesh të titulluar "Raport azhurnimi" (në 3 kopje) ku grupet që janë në terren, të cilët do të kenë në dispozicion këtë formular një kopje të tij me këto të dhëna do t'ia lënë abonentëve.