E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pasurimii Priftit, provëe kapjes së shtetit

TIRANE- Partia Socialiste këmbëngul se rasti i pasurimit të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Priftit me 2 miliard e gjysmë lekë në më pak se 1 vit është rasti tipik i “kapjes së shtetit shqiptar”. Në një prononcim për shtyp nga selia rozë deputetja Eglantina Gjermeni i kërkoi ministrit të japë përgjigje ndaj akuzave për abuzim me detyrën dhe shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit, të ngritura nga opozita dhe media.

“Edhe pse prej më shumë se dy javësh opozita dhe media akuzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti për abuzim me detyrën dhe shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit, ky i fundit hesht dhe nuk jep asnjë sqarim.

Në cilin vend të botës, në kulmin e krizës ekonomike, Ministri i Ekonomisë do ishte pasuruar me 1.8 milion euro në një vit dhe ngjarja do të kishte kaluar në heshtje? Si shpjegohet që në vitin kur shqiptarët u varfëruan e ngelën pa punë, ministri përgjegjës i ekonomisë u pasurua me plot 2 miliard e gjysmë lek?”- deklaroi në prononcim për shtyp nga selia rozë zonja Gjermeni.

PS kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për konflikt të hapur interesi dhe paralajmëron se opozita shqiptare nuk do të rresht së bëri publike këtë rast që ajo e cilëson “flagrant korrupsioni, konflikti interesi dhe abuzimi me detyrën.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›