E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me gratë në burgun 325

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, ka qenë në burgun e grave numër 325 në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet, ku ka kryer një takim me gratë që vuajnë dënimin në këtë institucion. Ai ka bashkëbiseduar nga afër me këto gra për tu njohur me gjendjen e tyre. Rama ka theksuar se institucionet e shtetit si Presidenti apo Kuvendi, duhet ti trajtojnë me një vëmendje të veçantë rastet e nënave që vuajnë dënimin për vepra të kushtëzuara nga varfëria ekstreme. Kryebashkiaku Rama i është referuar rastit të nën Feride Bako nga Fieri e dënuar me 5 vjet burg për kultivim të lëndëve narkotike. “Bashkia e Tiranës ka menduar të dhurojë në prag të Vitit të Ri disa pako me ushqime dhe ëmbëlsira, për ta pasuruar sa më shumë darkën e Vitit të Ri që këto të dënuara do të organizojnë larg familjeve, me urimin se viti 2009 për disa prej tyre mund të sjell dhe falje”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›