E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH-ë siguron furnizim të pandërprerë me energji elektrike për festa

Në reagim të pohimeve të sotme të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, OSSH-ja deklaron se: nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndëshkimesh kolektive kundrejt konsumatorëve të vet dhe as rritje të pagesave aforfe në rastet kur konsumatorët nuk disponojnë matësa të rregullt. Në fakt OSSH-ja u ka dhënë urdhër të gjitha agjencive të veta në të gjithë territorin e vendit që, jo vetëm të punojnë intensivisht për të siguruar pa shkëputje furnizimin me energji elektrike, por madje të bëjnë edhe rilidhjen e ndërprerjeve të kryera kundrejt të gjithë debitorëve, me qëllim që veçanërisht në periudhën e festave të fundvitit të mos ketë mungesa të furnizimit me energji elektrike. OSSH-ja është duke punuar intensivisht që t’u ofrojë konsumatorëve të vet shërbim cilësor, edhe pse në kushte të një rrjeti të amortizuar dhe me nevoja të vazhdueshme investimesh. Ashtu si edhe më parë në periudha dimri, remontet dhe riparimet në zona të ndryshme të rrjetit janë të paevitueshme në raste urgjencash për shkak të ngarkesës në konsum të energjisë. OSSH-ë kundërshton me forcë se është duke përdorur ndëshkime kolektive të konsumatorëve dhe thekson se është duke punuar që të sigurojë furnizim cilësor për të gjithë periudhën e festave të fundvitit.

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›