E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e energjisë, përcaktohet 1.7 miliardë lekë fond kompensimi

Ervin KOÇI

Qeveria ka përcaktuar një fond kompensimi në vlerën 1.7 miliardë lekë për të gjitha shtresat në nevojë, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike që do të nisë nga 1 janari 2010. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ai i Punës, Spiro Ksera dorëzuan në qeveri projektvendimin për kompensimin nga rritja e energjisë elektrike. Të përafërta kanë qenë edhe shifrat e caktuara në vitet paraardhëse. Por përfitimi i parave të vëna në dispozicion shpesh ka qenë i pamundur për të varfrit për shkak të shumë procedurave burokratike. Qeveria i është adresuar shpesh skemës duke e ndryshuar atë, ndërkohë që edhe për vitin 2010 pritet të ketë ndërhyrje për të lehtësuar përfitimin e kompensimit. Çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë u rrit me 13 për qind dhe kjo rritje e re pritet të pasqyrohet edhe në nivelin e kompensimit.

Kategoritë

Kreu i METE-s zbardhi dje disa detaje të skemës të subvencionimit të energjisë elektrike, nga e cila do të përfitojnë 280 mijë familje, mes të cilëve pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, me fëmijë jetimë, si dhe buxhetorët me pagë të ulët nën 350 mijë lekë të vjetra në muaj. “Kompensimi do të jetë i plotë. Ai shkon deri në shifrën 960 lekë të reja në muaj për familjet që kompensohen, sepse ruan të gjitha rritjet e çmimeve që janë bërë dhe nga vitet e tjera, përfshi rritjen që do të bëhet në vitin 2010”,- shpjegoi Prifti.

Si do të bëhet kompensimi

Kushtëzimi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike me pagesën e konsumit të energjisë elektrike është një nga format që parashikohet në projektligjin e ri të Ministrisë së Punës “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Sipas përcaktimeve të bëra nga dikasteri i Punës, kompensimi i ndihmës ekonomike do të kushtëzohet me pagesën e faturës së energjisë elektrike nga familjet dhe grupet përfituese. Përfitimi i ndihmës ekonomike dhe kompensimi i energjisë nuk mund të realizohet pa paraqitur pagesën e faturës së energjisë në zyrën e financës së bashkisë/komunës. Në të kundërt, familjet e humbasin të drejtën e përfitimit të kompensimit të energjisë dhe ndihmën sociale. Po ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara, përfitimi i pagesës së aftësisë së kufizuar dhe kompensimi i energjisë nuk mund të realizohet pa paraqitur pagesën e faturës së energjisë tek zyra e financës. Në të kundërt, personat me aftësi të kufizuar e humbasin të drejtën e përfitimit të subvencionit dhe të pagesës së tyre. Të njëjtin rregull për të përfituar nga kompensimi i energjisë elektrike duhet të ndjekin dhe punonjësit buxhetor me pagë bruto nën 35 mijë lekë në muaj, të cilët, duhet të paraqesin pagesën e faturës së energjisë në zyrën e financës të institucionit. Në të kundërt, edhe kjo kategori humbet të drejtën e përfitimit të kompensimit të energjisë. Kurse pensionistët e vetmuar dhe invalidët e punës, duhet të paraqesin pagesën e faturës së energjisë në institucionin që tërheqin pensionin për të përfituar subvencionin e energjisë. Në të kundërt, humbasin të drejtën e përfitimit të kompensimit dhe të pensionit.

Ku do të tërhiqet subvencioni i energjisë

Subvencioni mbulon disa grupe përfituesish si: Familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it: subvencioni është bërë pjesë e listës së pagesës së ndihmës ekonomike që merret në njësinë vendore; Kryefamiljarë që përfitojnë pension invaliditeti, shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat: subvencioni pasqyrohet në një kolonë të veçantë në listë-pagesën e aftësisë së kufizuar për këtë kategori pranë njësisë vendore; Kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët nuk kanë të ardhura: subvencioni është bërë pjesë në listë-pagesën e marrjes së pensionit në një kolonë të veçantë; Familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj: subvencioni është përfshirë si zë i veçantë në listë-pagesën e institucionit përkatës.

Kategoritë që do të përfitojnë kompensimin për energjinë

1. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike
2. Familjet që kanë persona që përfitojnë pagesë paaftësie
3. Të papunët
4. Buxhetorët me pagë mujore nën 35.000 lekë
5. Pensionistët
6. Kategoritë e reja që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për herë të parë

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 21.12.2009

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.68%
12M 12-mujor 7.76%
6M 6-mujor 6.65%
3M 3-mujor 5.72%
1M 1-mujor 5.16%
1Ë njëjavor 4.32%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.16%
o/n njëditor 5.71%
12M 12-mujor 9.55%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.30%

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›