E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për përgatitjen e 5–6-vjeçarëve

13/05/2009  Arsimi parashkollor

Viti i ardhshëm shkollor do të shoqërohet me shtimin e klasave që do të ndihmojnë në parapërgatitjen e fëmijëve të moshës 5–6-vjeçare, që do t’i nënshtrohen arsimit të detyruar. Aktualisht janë të hapua 50 klasa, teksa pritet të hapen edhe 50 të tjera. Specialistët e arsimit parauniversitar kanë pohuar se ky projekt tashmë synon hapjen e këtyre klasave jo vetëm në kopshtet ekzistuese, por dhe në ambientet e shkollave 9-vjeçare. Drejtoresha e arsimit 9-vjeçar dhe parashkollor në Ministrinë e Arsimit, Pranvera Kamani, është shprehur se përfshirja e fëmijëve në këto klasa deri më sot është bazuar sipas parimit të dëshirës. "Aktualisht në kopshte tërhiqen rreth 65 për qind e kësaj grup-moshe dhe ne duam që shpejt të arrijmë që të gjithë 5–6-vjeçarët të përgatiten për një vit për të hyrë në klasën e parë. Ne kemi hapur 50 klasa përgatitore pranë shkollave 9-vjeçare në gjithë vendin. Kemi rreth 1300 fëmijë të kësaj moshe, që nuk kanë qenë më parë në kopsht. Fakti është që pothuajse 28 për qind e këtyre fëmijëve u përkasin grupeve etnike rome dhe egjiptiane", - ka përfunduar Kamani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›