Urgjenca, mbarojnë vendet e shtrimit
13/05/2009 QSUT, pavijoni i kardiologjisë
Rritja e shpejtë e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar edhe shtimin e komplikacioneve shëndetësore të shfaqura te popullata, e veçanërisht tek ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Urgjenca e pavijonit të kardiologjisë prej ditësh qëndron e tejmbushur nga fluksi i pacientëve, çka ka bërë që të ketë më vende shtrimi. Sipas urdhrit më të ri të nxjerrë nga drejtoria e kësaj qendre spitalore, u është kërkuar mjekëve që të realizohet trajtimi i rasteve urgjente nëpërmjet shtrimit, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve janë të detyruar që pas marrjes së ndihmës së parë të vijojnë kujdesin shëndetësor në ambientet e shtëpisë. Mjekët kanë pohuar se fluksi i lartë është krijuar jo vetëm nga banorët e kryeqytetit, por dhe nga pacientët e rretheve, që dynden drejt spitaleve të kryeqytetit. Ndërkohë shtojnë se kjo gjendje e rënduar do të vijojë derisa të mundësohet ngritja e një qendre poliurgjencash brenda ambienteve të spitalit ose derisa të përfundojë ndërtimi i spitalit rajonal të Tiranës. E derisa këto shtesa të mundësohen, urgjenca e kardiologjisë, infektivitit dhe pediatrisë do të vijojnë të paraqesin probleme për sa i përket fluksit të pacientëve.