E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH është duke punuar për riparimin e defekteve në rrjet të shkaktuara nga moti i keq

Grupet e punës të rregullimit të avarive të ngritur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) po punojnë për riparimin e defekteve në linjat e e transmetimit 35 kW në të gjitha zonat malore dhe juglindore të vendit, të cilat po përballen me motin e keq dhe të ftohtit, si pasojë e reshjeve të borës, që kanë përfshirë zonat malore të vendit. 

"Edhe gjatë ditës së sotme grupet e gatishmërisë së OSSH-së po punojnë për riparimin e linjës në fidrat e fshatrave të Librazhdit, në fshatrat e largët të Shkodrës, si dhe 2 fidra në linjën Velipojë-Plazh", thanë zyrtare të OSSH-së.

Sipas burimeve, gjatë ditës së djeshme nga OSSH u riparuan brenda ditës dy linja 35 kË në Velipojë dhe Malësi të Madhe, ndërkohë që grupet e gatishmërisë po punojnë intensivisht për eliminimin në kohë të shkurtër të defekteve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›