E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bush: Radha e Maqedonisë për në NATO

Presidenti amerikan Geroge W. Bush tha se hyrja në NATO e Shqipërisë dhe e Kroacisë, është një nga hapat më historik të Ballkanit.“Jo më shumë se një dekadë, Ballkani është transformuar krejtësisht, nga një vend lufte në një vend paqeje, sigurie e stabiliteti”, tha ai. Shtetet e Bashkuara shohin që në ditët e ardhshme, në NATO të përfshihen edhe vendet e tjera të Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë”, theksoi Bush në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Protokoleve që i hapin rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato.

Presidenti amerikan falënderoi amabasdorin e Maqedonisë i cili ishte prezentë në ceremoninë e firmosjes së Protokoleve.“SHBA-s, përgëzojnë Maqedoninë për çdo hap që ka marrë për forcimin e demokracisë në vendin e tyre. Aleanca Veri Atlantike e NATO-s, është duke pritur për "karrigen" tuaj në "tavolinën" tonë. Dhe shohim përpara edhe hyrjen tuaj si anëtare më të drejta të plota sa më shpejt që të jetë e mundur në NATO." ka pohuar ndër të tjera presidenti amerikan George W. Bush. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›