SHBA, plan sekret për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë
Gazeta greke "Elefterotipija" shkruan në artikullin me titull 'Amerikanët përgatisin kurth për emrin e Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë' se Uashingtoni zyrtar rekomandon emrin 'Republika Veriore e Maqedonisë', si zgjidhje për kontestin e emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe përdorimin e termit "maqedonas" për përcaktimin e identitetit dhe gjuhës. "Është koha t'i jepet fund kontestit të emrit dhe të kuptohet rëndësia që do të kishte zgjidhja e tij dhe hyrja e Maqedonisë në strukturat euroatlantike", thonë për gazetën diplomatë të lartë amerikanë.Amerikanët janë duke bërë presion për zgjidhjen e emrit përmes ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimiç.
"Plani amerikan, -shkruhet ne gazetë, parashikon që emri i ri 'Republika Veriore e Maqedonisë' të kalojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të kishte dhënë rekomandimin që ky emër të përdoret nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë. Për identitetin dhe gjuhën është parashikuar e ashtuquajtur 'zgjidhje e qetë', respektivisht përcaktimi i tyre si 'maqedonas' të shkruhet në regjistrin e OKB-së, duke mos pasur nevojë për aprovim të Greqisë. 'Elefterotipija' shton se praktikisht, Athina këtë nuk do të mund ta ndërpresë. Më tej thuhet se administrata e re amerikane, duke mësuar nga gabimet e administratës së mëparshme, planifikon t'i përgënjeshtrojë argumentet greke para samiteve të NATO-s dhe BE-së të planifikuar në vitin 2010.