E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piketim zonave ku sduhet ndërtuar

Bregdeti

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dje projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin “Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare në Mesdhe” të Konventës së Barcelonës, “Për mbrojtjen e mjedisit detar dhe të rajoneve bregdetare të Mesdheut”. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit thanë se me protokollin e ri nevojitet kujdes gjatë zbatimit të projekteve në bregdet, duke mos cenuar asnjë nga vendet anëtare të Detit të Mesdheut. “Po planifikojmë një nismë ligjore, sipas të cilës do të identifikohen zonat e nxehta dhe me përparësi turizmi, dhe në bazë të saj do të kemi të qartë se në cilën pjesë do të lejohen ndërtime, si në bregdet apo pranë lumenjve, si dhe në cilën zona nuk duhet ndërhyrë fare, për efekt mjedisi”, tha një nga drejtorët e ministrisë, të pranishëm në Komision. Deputeti demokrat, Osman Metalla kërkoi sqarime rreth ndërhyrjeve me projekte në këto zona, nëse nevojitej leje nga anëtarët e protokollit, por përgjigja ishte se çdo veprim ishte e përcaktuar në marrëveshje dhe mund të procedohet lirshëm, për aq kohë sa nuk cenohet mjedisi.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›