Emigrantët, kriteret si mund të përfitojnë pension
Emigrantëve shqiptarë, që kanë punuar në Shqipëri, nuk i shkojnë dëm kontributet e paguara gjatë kohës së punës. Por, që të marrin një përfitim në formën e pensionit duhet të përmbushin kërkesat sipas legjislacionit në fuqi. Pensioni i llogaritet secilit në bazë të profesionit, vështirësisë së punës, shkallës së kontributeve, vjetërsisë në punë dhe moshës. Që të përfitosh pension duhet që patjetër të mbushet mosha e kërkuar për të dalë në pension, e cila llogaritet me ditëlindjen dhe vitin e parashikuar për të lënë punën dhe për të marrë përfitimin. Mosha që duhet të ketë punonjësi për të dalë në pension është në varësi të kategorisë në të cilën bën pjesë. Një invalid pune, një person i cili punon në një punë me vështirësi del më parë në pension se ata që kryejnë një punë normale. Po ashtu, secili nga emigrantët, të cilët kanë derdhur për një periudhë kohe kontribute, por më pas janë larguar jashtë vendit, ku kanë punuar të pasiguruar, mund të plotësojnë vitet që i duhen për të dalë në pension. Veç kushteve dhe kritereve, një nga shqetësimet e shfaqura nga emigrantët, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, është edhe humbja e librezës së punës. Për t‘u ardhur në ndihmë emigrantëve, por nga ana tjetër edhe qytetarëve, që janë më afër moshës së pensionit, kemi marrë tre raste konkrete të problematikave të përmbushjes së moshës së pensionit, duke e shoqëruar me shpjegimin e drejtorit të kontributeve pranë ISSH-së. Në rastin e humbjes së librezës së punës, mund t‘ju ndihmojë Instituti i Sigurimeve Shoqërore për konfirmimin e vjetërsisë, sipas deklarimeve që do të bëhen nga i interesuari. Në rast se emigrantët nuk mund të vijnë pranë agjencive të ISSH-së, atëherë me një prokurë të posaçme mund t‘ia ngarkojë këtë punë një të afërmi. Sipas specialistëve të Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, për të marrë një pension të plotë, ose për të rritur masën e pensionit, mund të paguani sipas skemës vullnetare të sigurimit shoqëror. Aktualisht masa mujore e pagesës për sigurimin vullnetar është 3544 lekë.
Sipas gjendjes suaj financiare, mund të paguani dhe më pak vite për të rritur në mënyrë proporcionale masën e pensionit që ju takon me vjetërsinë që keni aktualisht. Për sa i përket masës së pensionit që mund të përfitoni, kjo është në varësi të pozicionit të punës që keni bërë, për të cilat janë miratuar pagat referuese. Për personat që janë të paaftë për punë, për të përfituar pension invaliditeti, duhet të ekzaminoheni në institucionet shëndetësore në Shqipëri dhe duhet t‘i nënshtroheni komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë, që funksionon ne çdo Agjenci të Sigurimeve Shoqërore. Informacion më të hollësishëm mund të merrni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore, ku keni vjetërsinë e punës.
Në rastin e mungesës së librezës së punës, nuk përbën problem të pazgjidhshëm. Duke qenë se në disa raste emigrantët nuk kanë mundësi t‘i ndjekin këto probleme për të aplikuar për përfitimin e pensionit, mund të autorizohet një person të afërt, me prokurë të posaçme, për të aplikuar në emër të të interesuarit. Në aplikim do të deklarohen rubrikat e punës sipas viteve përkatëse, të cilat do të konfirmohen nga ana jonë në arkivat e dokumentacionit të vjetërsisë në punë. Lorina Mixha
Rasti 1 (shtim artificial i moshës)
Jam A. Berda, prej 10 vitesh emigrant në Itali. Kam lindur më 10.05.1946. Kam punuar në Shqipëri dhe kam rreth 29 vite vjetërsi pune, në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1990.
Kur e mbush moshën e pensionit, a përfitoj pension dhe në çmasë? Mund të paguaj për të rritur masën e pensionit.
Sugjerimi i parë është llogaritni mirë vjetërsinë në punë me librezën e punës nëse e dispononi. Nëse nuk dispononi librezë pune mund t‘ju ndihmojë Instituti i Sigurimeve Shoqërore për konfirmimin e vjetërsisë, sipas deklarimeve që do të bëhen nga i interesuari. Mosha e përfitimit të pensionit për ju është 64 vjeç. Pra, ju do të dilni në pension më datë 10.05.2010. Me vjetërsinë që keni do të përfitoni 82,8 të pensionit të plotë, që llogaritet në raportin e vjetërsisë në punë, keni (29 vite) me vjetërsinë e kontributeve që kërkohet (35 vite). Për të marrë një pension të plotë, ose për të rritur masën e pensionit, ju mund të paguani sipas skemës vullnetare të sigurimit shoqëror. Për të përfituar një pension të plotë duhet të mbushni edhe 6 vite të tjera. Aktualisht masa mujore e pagesës për sigurimin vullnetar është 3544 lekë. Pra, masa e pagesës që ju duhet të paguani për të përfituar pension të plotë është: 6 vite x 42528 që është masa vjetore e pagesës = 255168 lekë. Sipas gjendjes suaj financiare mund të paguani dhe më pak vite për të rritur në mënyrë proporcionale masën e pensionit që ju takon me vjetërsinë që keni aktualisht. Për sa i përket masës së pensionit që mund të përfitoni, kjo është në varësi të pozicionit të punës që keni bërë, për të cilat janë miratuar pagat referuese.
Rasti 2 (invalid)
Quhem B. Hoxha. Jam emigrant dhe kam lindur në 1950. Jam bërë i paaftë për punë, pasi kam një paralizë në anën e djathtë. Në Shqipëri kam punuar në Kombinatin e Autotraktorëve dhe kam 12 vite vjetërsi në punë. Nuk e di a përfitoj ndonjë gjë nga sigurimet shoqërore në Shqipëri. Në Itali kam punuar pa sigurime dhe nuk përfitoj asgjë.
Sipas legjislacionit shqiptar, në rast se do të rezultoni invalid i plotë do të përfitoni sipas kësaj llogaritje:
Për të përfituar një pension të plotë invaliditeti; mosha në rastin tuaj 58 minus 20 = 38 vite:2 = 16 vite. Pra, për të përfituar një pension të plotë për moshën tuaj kërkohen 16 vite vjetërsi në punë. Ju nuk keni këtë vjetërsi për të përfituar pension të plotë, por përfitoni një pension të pjesshëm sipas raportit 12 vite që keni: 16 vite që kërkohen = me 75% të pensionit të plotë të invaliditetit. Për të përfituar pension invaliditeti, duhet të ekzaminoheni në institucionet shëndetësore në Shqipëri dhe duhet t‘i nënshtroheni komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë, që funksionon në çdo Agjenci të Sigurimeve Shoqërore. Sidoqoftë, informacion më të hollësishëm mund të merrni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore, ku keni vjetërsinë e punës.
Rasti 3 (përmbushja e vjetërsisë)
Quhem Xh. Brahimi dhe kam 6 vite që banoj në Itali. Jam i datëlindjes 1945. Kur plotësoj moshën për të dalë në pension? Kam 36 vite pune gjithsej. Me ka humbur libreza e punës, gjë që më ka shqetësuar shumë. Që të vij vetë në Shqipëri e kam të pamundur mbasi jam në pritje të marrjes së leje qëndrimit. Si duhet të veproj.
Vjetërsinë në punë (nëse është i saktë deklarimi juaj, për të marrë një pension të plotë e keni plotësuar, pasi për të përfituar një pension të plotë pleqërie kërkohen 35 vite sigurimi. Për të përcaktuar saktësisht datën e plotësimit të kushteve për pension, do të na duhej datëlindja e plotë (ditë/muaj/vit/). Megjithatë, në qoftë se ditëlindja juaj është në 6-mujorin e parë të vitit, pra 1.01.2008 deri 30.06.2008, mosha për daljen në pension është 63 vjeç, ndërsa mbas 1.07.2008 e deri më 31.12.2008 do të dilni në pension në moshën 63 e 6 muaj. Për sa i përket mungesës së librezës së punës, nuk përben problem të pazgjidhshëm. Duke qenë se nuk keni mundësi të vini vetë për të aplikuar për përfitimin e pensionit, mund të autorizoni një person të afërt, me prokurë të posaçme, për të aplikuar në emër tuaj. Sigurisht, në aplikim do të deklarohen rubrikat e punës sipas viteve përkatëse, të cilat do të konfirmohen nga ana jonë në arkivat e dokumentacionit të vjetërsisë në punë.