OSSH nis ndërprerjet e energjisë
Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë nisur një aksion për t'u ndërprerë energjinë elektrike familjeve dhe bizneseve, që nuk paguajnë energjinë që konsumojnë.
Pak ditë më parë punonjësit e OSSH-së u kanë ndërprerë energjinë një sërë familjesh, që rezultonin të ishin debitorë ndaj kësaj kompanie. Aksioni për ndërprerjen e energjisë i nisur dje, është përqendruar në zonën e ish-Bllokut, në të cilën janë të përqendruara një numër i madh lokalesh dhe restorantesh. Deri më tani, sipas të dhënave të OSSH-së janë mbledhur rreth 30.6 milionë lekë detyrime të pashlyera nga ana e debitorëve të ndryshëm në Tiranë.