Perleshje mes femijesh, nje i plagosur
Elbasan- Sharjet mes dy te miturve perfundojne me perleshje dhe nje te plagosur me thike. Seksioni kunder krimeve ndaj personit ne Policine e Elbasanit eshte duke hetuar rastin e minorenit K. Ll., 13 vjec, me banim ne lagjen "Shen Koll", pasi ka qelluar dy here me thike 12-vjecarin me inicialet Xh. H., me banim ne lagjen "Brigada e 17 sulmuese". Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare, ne afersi te "Kryqezimit te Cerrikut", ku pas nje grindje banale mes te miturve, me i rrituri i ka ngulur dy here thiken ne trup kundershtarit te tij. Vogelushi ka rene ne asfalt pa ndjenja. Kalimtare te rastesishem e kane derguar menjehere ne spital. Pasi ka marre ndihmen e pare, 12-vjecari eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, per nje sherbim me te specializuar. Pas krimit, i dyshuari K. Ll., eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Por vetem nje ore me pas, ai eshte ndaluar nga policia. Gjate kontrollit eshte bere e mundur te kapet ne cilesine e proves materiale, edhe thika me te cilen i mituri kishte kryer krimin. Per shkak te moshes, 13-vjecari eshte ne hetim ne gjendje te lire. Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ne Durres, e cila merret me gjykimin e rasteve per femije. Ndaj minorenit eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative".
F. Salliu
F. Salliu