E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi; Të mirat dhe të këqijat e alkoolit

Marrja e moderuar e pijeve alkoolike mund të përmirësojë shëndetin, por studimet e kohëve të fundit tregojnë se kur kjo këshillë shpërdorohet, atëherë krijohen probleme në zemër. Autorët e studimit morën në shqyrtim mijëra gra të moshës 30 deri 40 vjeç dhe vunë re se ato që merrnin dy ose më shumë gota me pije alkoolike në ditë rrezikoheshin për t’u prekur nga çrregullimet e rrahjeve në zemër.

Shumë studime kanë arritur në përfundimin se konsumimi në masë apo i moderuar i pijeve alkoolike ul në njëfarë shkalle rrezikun për t’u prekur nga sëmundje në zemër.

Pyetja që shtrohet është: Çfarë sasie quhet e moderuar dhe a dëmtohet zemra nga tejkalimi i kësaj mase?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, shkencëtarët morën në shqyrtim rreth 35 mijë gra në moshë mesatare. Ata vunë re se edhe dy gota pijesh alkoolike në ditë venë në rrezik shëndetin e zemrës. Studimi u krye nga shkencëtarët pranë spitalit të grave dhe Brigham në Boston, të cilët vëzhguan e grumbulluan të dhëna më shumë se 12 vjet duke i pyetur gratë në mënyrë periodike rreth përdorimit të alkoolit dhe çfarë problemesh kishin provuar gjatë ose pas pirjes.

Këto të dhëna shkencëtarët i krahasuan me të ato të grumbulluara duke pyetur një grup tjetër grash që nuk pinin alkool. Ata arritën në përfundimin se gratë që kishin pirë 2 ose më shumë gota në ditë ishin 60 për qind më në rrezik për t’u prekur nga çrregullime të rrahjeve të zemrës ose atrial fibrillation, gjendje që shton gjasat për goditje a paralizë. Ndërsa, gratë që kishin konsumuar më pak se dy gota pijesh në ditë, nuk patën ndonjë rrezik për probleme në zemër. Sipas ekspertëve, kjo lë të kuptohet se përdorimi i pijeve alkoolike në mënyrë të kufizuar, më pak se dy gota në ditë, është mënyra më e mirë për të pasur një zemër të shëndetshme në periudhë afatgjatë. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, “Jama”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›