E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Lesi tregon detajet e projektit

Objekti privat Kolonat i ndërtuar Pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës do të prishet. Ky vendim vjen për arsye se në vend të tij do të ndërtohet Muzeu kushtuar figurës së Nën Terezës një memorial i cili do të vendoset në prag të 100 vjetorit të saj të lindjes. Për kamerën e "Ora News" zv ministri i MTKRS Nikoll Lesi dhe njëherësh kryetari i komisionit për realizimin e Memorialit ka treguar detajet që përmban ky projekt.
Zv. ministri Lesi tregoi për "Ora News" edhe afatet e përcaktuara për realizimin e këtij projekti gjithashtu edhe për debatin që do t'i nënshtrohet ky projekt nga specialist të fushës dhe njerëz të thjeshtë.
Përsa i përket bustit të Nënë Terezës të vendosur në një vend të fshehur sheshit Nënë Tereza ai sipas Lesit do të vendoset në qëndër të tij. Projekti për realizimin e memorialit të Nënë Terezës do të financohet nga fondacioni "Nënë Tereza" i drejtuar nga zonja Liri Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›