E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Ja oraret kur do të mungojë energjia në Tiranë

OST njofton klientët e CEZ Shpërndarje në kryeqytet se më datën 27 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Për shkak të punimeve që do bëhen në N/stacionin Traktori, në datën 27.05.2011, nga ora 07.00 deri 18.00, për montimin e matësave të OST në anën 110kV të transformatorit T-5, stakimi i këtij transformatori ndërpret furnizimin e fiderave 6kV të ketij n/stacioni. Zonat të cilat do të kenë ndërprerje janë: kodra e priftit, kodra e Kokonozëve, kodra e Metalleve, kodra e Shën Pjetrit, zona pranë Sanatoriumit, Farka, zona pranë Shkollës së Bashkuar, Shkoza. Sipas OST, këto fidera do të stakohen në mënyrë alternative me ndërprerje të shkurtra, 1 ose 2 orë për secilën zonë, sipas konfirmimit nga ana e CEZ.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›