Kasat fiskale, qeveria kompenson 10 bashki e 12 komuna me 43 mln lekë
Qeveria ka vendosur dje të kompensojë 10 bashki dhe 12 komuna për kasat fiskale dhe taksimetrat, në shifrën prej 43 810 523 lekë (dyzet e tre milionë e tetëqind e dhjetë mijë e pesëqind e njëzet e tre) lekë. Në këtë mënyrë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 10 bashki dhe 12 komuna. Fondi, në vlerën 43 810 523 lekë (dyzet e tre milionë e tetëqind e dhjetë mijë e pesëqind e njëzet e tre) lekë, do të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Ministria e Financave
dhe njësitë e qeverisjes vendore.