Kosova drejt zgjedhjeve presidenciale
PRISHTINË- Kosova pritet të shkojë drjet zgjedhjeve presidenciale, ku kreu i shteti do të zgjidhet me referendum.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat bëjnë me dije se presidenti i ardhshëm i vendit pritet të zgjidhet zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, jo më larg se gjashtë muaj pas miratimit të amendamenteve në Kushtetutën e Kosovës.
Komisioni parlamentar për amendamentim të Kushtetutës, në harmoni me rezolutën e Parlamentit dhe marrëveshjen mes lidërve politik kosovar, pritet të propozojë miratimin e një amendamenti që parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.
Komisioni ka vendosur me konsensus që kandidatët të mund të propozohen nga subjektet politike parlamentare, apo nga iniciativat qytetare, nëse mblidhen 15 mijë nënshkrime.
Bazuar në afatet e miratuara nga Kuvendi, mund të pritet që zgjedhjet presidenciale, të parat në Kosovë të mbahen në verën apo vjeshtën e vitit 2012.
Anëtarja e Komisionit për amandamentim të Kushtetutës, Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, konfirmon për Express se zgjidhja ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ka pasur konsultime me ekspertë ndërkombëtarë
Ndërkohë propozimet që jep Komisioni për amandamentim, dhe efektet që do t’i kenë ato për mandatin e presidentes aktuale të Kosovës Atifete Jahjaga, shihen si jo të drejta nga profesori i çështjeve kushtetuese juridike, Riza Smaka.
“Jahjaga është zgjedhur me procedurë të përcaktuar me Kushtetutë për mandatin pesëvjeçar dhe absolutisht nuk i referohen këto ndryshime kushtetuese statusit të presidentes. Këto mund t’i referohen kujtdo pas mandatit të saj pesë vjeçar”,- thekson Smaka.
(e.m/BalkanWeb)